Arkitekturë
Shtëpi e bukur shqiptare në Krujë, vitet e ’40-a [foto]
Bukuria e një shtëpie shqiptare në vitet e ’40-ta, 1941 ose 1942, duket më së miri në një fotografi të Willibald Kollegger i cili teksa kalonte në Krujë kishte fotografuar një shtëpi mahnitëse.
Shtëpia me dy kate, që në të dytin ka një pjesë të nxjerrë jashtë nga pjesa tjetër e murosjes. Asaj i shihen trarët në mes dy kateve dhe gëlqerja e rënë zbulon ndërtimin e saj me dru e qerpiç. Dritaret e saj janë të ndara në dy pjesë. Pjesa e poshtme është e plotë, kurse nga gjysma e përpjetë është me dy shkopinj e ndarë në katër pjesë.
Padyshim më interesantja është punimi që i është bërë nga pjesa ku përfundon dritarja e deri në strehën e gjatë të kulmit, që afërsisht zgjatohet në afro një metër. Aty vërehet hapësirë e konsideruar e punuar me dorë me forma tërheqëse.
Në asnjërën anë nuk shihet të jetë punimi i njëjtë. Diku është e ndarë në shirita që plotësohen me vija që shkojnë herë në formë luleje e herë në kurba tjera, kurse në ballë ka një punim më të madh.
Shijoni këtë bukuri…
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Aktuale3 days ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin
You must be logged in to post a comment Login