Uncategorized
Guida për ngjyrat e 2019: 7 nuancat më të bukura për të lyer muret e shtëpisë

Me ardhjen e vitit të ri duket sikur rritet dhe dëshira për të renovuar shtëpinë. Sidomos kur mobilimi është i definuar dhe vëmëndja përqëndrohet mbi ngjyrën e mureve: ta ndryshosh është një mënyrë ekonomike për t’i dhuruar shtëpisë një aspekt më në hap me kohën.
Përpos vëmëndjes që duhet t’i kushtojmë hapësirës së dhomave dhe ngjyrave që ju përshtaten, duhet menduar dhe për trendet e momentit. Jeni kurioz të dini se cilat do të jenë surprizat e vitit 2019 nga ana e ngjyrave ? Ja shtatë ngjyra të cilat do të jenë në shtëpitë tona vitin e ardhshëm.
Keni dëgjuar të flitet për Deep Onyx ?
E inspiruar nga guri i onisksit, me ngjyrë karakteristike të zezë me venatura të bardha : deep onyx glidden paint” është prezantuar gjatë 2018, duke patur një sukses të madh. Është një nga ato ngjyra që do të shprehet fuqishëm vitin e ardhshëm, sidomos sepse i përshtatet konteksteve të ndryshme.
Nga Amerika. Parashikimet e kompanisë Shewrein Williams
Jo vetëm Pantone. Me më shumë se gjysëm shekulli njohuri dhe prodhim të bojrave, kompania Williams është fokusuar në tre paleta ngjyrash kryesore për vitin 2019. Të pagëzuara me emra domethënës si Affinity, Connectivity, dhe Sincerity- duhet të mishërojnë shpirtin e kohërave moderne. Në veçanti paleta e fundit përbëhet nga ngjyra neutrale, të cilat gjenerojnë harmoni. Ashtu sikurse bëjnë disa tonalitete të ngjyrës së verdhë.

Kur ngjyra beige takon ngjyrën e rërës
Përsa i përket ngjyrave të mesme, 2019 duhet të jetë viti i një ngjyre e cila ndodhet midis beige dhe rërës. Përdorimi i kësaj ngjyre mund të përhapet shumë për shkak të kapacitetit që ajo ka në përshatje me stile të ndryshme.
Gati për rosa blooming dahlia ?
Plot jetë dhe energji dhe jo shume larg efektit fluoreshent. I përdorur në mure, ngjyra rozë blooming dahlia jep një pamje të freskët, dhe të lehtë për gjithë dhomën. Mund të jetë një nga zbulimet e 2019? Veni bast që po.

E keni dashuruar ngjyrën e gjelbërtën benxinë ? bëhuni gati për Arcadia
E përshtatshmë dhe për hapësira të vogla, falë shkëlqimit që ka, arcadia është një tjetër ngjyrë e cila është sugjeruar për vitin e ardhshëm. Do të jetë fitore ? Potenciali duket se është, na ngelet vetëm të presim dhe ta provojmë në shtëpinë tonë.
Klasi i Bordeaurx
E dashur, me shumë personalitet, më e freskët dhe e dashur se e kuqja e ndezur: sidomos në hapësirat e mëdha, Bordeaux është sinonim klasi dhe duhet patur parasysh kur vjen koha e lyerjes së mureve. Jo vetëm për vitin 2019.

Fuqia energjike që të jep e gjelbërta lime
Siç ndodh shpesh për ngjyrat që mund të quajmë hibride, që mund të vendosen midis të verdhës dhe gjelbërtës, dhe aplikimi në mure mund të mos jetë shumë i lehtë. Kush është në kërkim të një tonaliteti që nuk kalon pa u vënë re, mund të zgjedhë pikërisht këtë ngjyrë.

