Connect with us

Featured

 Ndryshimi i Tiranës nga viti 1984, sipas satelitëve të NASA’s

Published

on

Pamjet nga sateliti tregojnë si ka ndryshuar qyteti i Tiranës ndër vite. Satelitët e NASA-s kanë fotografuar që nga 1970-a imazhet e planetit, duke krijuar një arkivë me mbi pesë milionë imazhe satelitore.

Pamjet satelitore, nga 1984 deri në 2016, tregojnë se si nga një qytetet i vogël, Tirana, u mbi popullua nga ndërtimet në vetëm dy dekada.

Tirana është një ndër qytetet me dendësinë më të lartë në rajon dhe në vend, ku është përqendruar thuajse një e treta e popullsisë së vendit. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në Tiranë numëroheshim 862,361 banorë. Popullsia më së shumti është e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, ku vetëm Tirana ka një dendësi prej 682 banorë për kilometër në katror. Vetëm në 15 vitet e fundit, qyteti Tiranës është shtuar me mbi 250 mijë banorë.

Ashtu siç shumëkush i lindur para viteve 1980-1985 mund ta mbajë mend, imazhet e vitit 1984 tregojnë se Tirana ishte e populluar në qendrën e saj, larg nga zona e liqenit që ishte e pyllëzuar, ndërsa periferia ishte kryesisht fusha. Brenda qytetit ndërtimet ishin të ulëta dhe dallohen hapësira të gjelbra. Parku Kombëtar i Dajtit ishte tërësisht i gjelbëruar, ndërsa në zonën që sot njihet si Komuna e Parisit kishte sera.

Që në vitin 1994, gjurma e Tiranës filloi të zgjerohej nga qendra drejt periferisë. Vetëm në 10 vjet, në vitin 2004, hartat tregojnë se qyteti ishte zgjeruar me shpejtësi, duke iu afruar liqenit dhe Parkut të Dajtit. Hapësirat e gjelbra, apo fushat ia kanë lënë vendin ndërtimeve të dendura,

12 vjet më vonë, në 2016-n, nga Tirana e dikurshme ka mbetur vetëm një kujtesë e bukur apo një foto sateliti, që sjell në vëmendje se si mund të shkatërrohet një qytet në vetëm dy dekada, për shkak të zgjerimit pa plan e të pastudiuar, që sot e vuan kushdo në mungesën e hapësirave të gjelbra, apo në rrugët plot trafik.

Fotot satelitore tregojnë se nga zona e liqenit Artificial ka mbetur vetëm liqeni dhe një hapësirë e vogël e gjelbëruar, ndërsa ai është rrethuar pa mëshirë nga ndërtime të shumta. Parku i Dajtit gjithashtu është pushtuar në zonën e poshtme. E njëjta gjë ka ndodhur në çdo cep periferik, por edhe brendia është shumë më e dendur se vetëm pak dekada më parë.

Edhe pse, siç duket dhe nga imazhet satelitore Tirana është e mbipopulluar nga ndërtimet, kjo nuk i ka penguar sipërmarrësit të rendin drejt ndërtimit të kullave në kryeqytet, në kuadër të planit të ri rregullues të Tiranës.

Plani i ri rregullues i kryeqytetit nuk i specifikon sa dhe ku do të ngrihen kullat në Tiranë, por ato pritet të zhvillohen përgjatë viteve në vijim. Ndërtuesit thonë se në Tiranë pritet të ngrihen rreth të paktën 15 kulla. Urbanistët sqarojnë se plani synon në ndërtimin e disa kullave deri në 40 kate nga qendra përgjatë zonës së Bulevardit të Ri deri te Parku i Liqenit.

Por, si shpjegohet kjo rendje drejt betonit?! Ndërtimi është një sektor që ka kthim relativisht të shpejtë dhe të lartë, duke bërë që kapitalet e lira preferohen të orientohen drejt këtij sektori se sa në industri përpunuese, që ka më tepër andralla dhe fitime më të ulëta.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending