Trashëgimia
Kullat e Kalasë së Beratit rrezikojnë turistët, kërkohet restaurimi
Kullat e Kalasë së Beratit duhen restauruar. Zona është e rrezikshme për punëtoret dhe ndaj kërkohet një ndërhyrje më e specializuar.
Më problematike është kulla e ujit e cila ngrihet mbi një shkëmb në pjesën Jugore të Kalasë .Kulla ndodhet mbi rrugën nacionale ku kalojnë shumë vizitorë vendas e të huaj apo drejtues mjetesh banorë të qytetit.
Muret e saj kanë filluar të krijojnë harqe ndërsa gurët e skalitur me të cilën është ndërtuar kulla kanë filluar të zhvendosen dhe çarja është e dukshme edhe me sy të lirë.
Në Kalanë e Beratit ndodhen 24 kulla të shekullit 15-16. Por vitet kanë bërë që në këto kulla të shfaqen problematika si dëmtime apo dhe çarje.