Aktuale
Shkatërrohet prona e Trump në Karaibe
Uragani Irma i cili tashmë ka goditur ishujt Karaibe, thuhet se ka shkatërruar edhe një pasuri të presidentit amerikan Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump, dje ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Porto Riko, Ishujt Vergjine dhe në Florida si dhe ka urdhëruar Agjencinë Federale të Emergjencave që të fillojnë përgatitjet për ndihmë.
Raportohet se edhe dy stuhi tjera në vend, janë duke u forcuar për t’u shndërruar në uragane, e që janë në drejtim të Floridas, e ku po ashtu Trumpi ka prona të tij, transmeton Koha.net.
Stuhitë kanë shkatërruar ndërtesa e gjithashtu kanë përmbysur vetura të shumta.
Zyrtarët francezë të cilët kontrollojnë zonën ku gjendet prona e Trumpit, kanë thënë se ajo pjesë “ka pësuar dëme serioze”, por që nuk kanë treguar gjendjen e saktë të pasurisë së Trumpit, raporton The Washington Post, transmeton Koha.net.
“E dimë se katër ndërtesat më të forta në ishull janë shkatërruar, që do të thotë se ato më të thjeshta ndoshta janë shkatërruar tërësisht”, ka thënë ministri i Brendëshëm Gerard Collomb.
Prona e Trumpit ishte në treg prej 16.9 milionë dollarë dhe mbulon pesë hektarë, ka gjithashtu një pishinë dhe një palestër sportive
-
Infrastrukturë3 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Auto3 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje