Connect with us

Trashëgimia

Sarkofagu egjiptian do të hapet në një transmetim LIVE

Published

on

Një sarkofag i Egjiptit të Lashtë pritet të hapet gjatë një emisioni LIVE  të Discovery Channel.

Këtë emision do ta udhëheqë Chris Jacobs dhe hulumtuesi e eksploruesi Josh Gates të cilët do të udhëtojnë në një rrjet nëntokësor të dhomave dhe tuneleve në të cilat besohet se gjenden mumiet e 40  personave që dikur kanë qenë pjesë e elitës.

Bashkë me ta do të jetë edhe egjiptiologu. Zahi Hawass si dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit, Mostafa Waziri.

Gjatë këtij transmetimi, shikuesit do ta kenë me mundëisnë t’i shohin pamjet e këtyre dhomave nëpër rrëmime.

Arkeologët aty kanë gjetur disa hyrje vertikale që çojnë në tunele dhe monumente varri të cilat nuk janë gjetur për mijëra vite.

Shikuesit gjithashtu do ta kenë mundësinë ta shohin hapjen e një sarkofagu apo arkivoli misterioz, dhe identiteti i mumies mund të mësohet pas tre mijë vjetësh.

Dy vjet më parë, arkeologët kishin gjetur një dhomë të madhe dhe të fshehtë brenda Piramidës së Madhe të Gizës.

Ky program i quajtur Expedition Unknown: Egypt LIVE do të transmetohet më 7 Prill  në orën 20:00 dhe gjithashtu do të shfaqet edhe në Travel Channel dhe Science Channel në të njëjtën kohë.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending