Aktuale
21 aktvendime për ndalje të punimeve në Komunën e Prishtinës gjatë muajit mars

Gjatë muajit mars në sektorin e ndërtimit janë marrë 21 aktvendime për ndërpreje të punimeve dhe 4 aktvendime për rrënime të objekteve.
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Drejtori për Inspekcion në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri gjatë prezantimit të punës së kësaj drejtorie për muajin mars.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se ekipet e inspektorëve, në sektorin e ndërtimit kanë shpërndarë poashtu edhe 123 fletëthirrje për palët si dhe 116 procesverbale, ndërkohë që për sigurim të vendpunishtes, janë shpërndarë 27 gjoba mandatore, me qëllim të vetëdijësimit të kompanive që t’i respektojnë rregullat dhe ndërmarrin masat e duhura.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Drejtori për Inspekcion Adonis Tahiri gjatë këtij prezantimi thanë se edhe pse sektori i ndërtimit është njëri nga sektorët ku Drejtoria ka më ka më së paku inspektorë, ka mbingarkesë të punëve, por pavarësisht kësaj punët në terren po tregojnë rezultate.
“Komisioni për inspektime finale, brenda këtij muaji do t’i përfundojë të gjitha lëndët e mbetura, dhe inspektorët që kanë qenë pjesë e këtij komisioni do të kthehen në terren si inspektorë të ndërtimit. Prandaj, të gjitha aplikimet e reja për inspektim final (ish-pranim teknik), tash e tutje duhet të drejtohen tek inspektori I zonës, e jo më tek komisioni. Pas përfundimit të secilës lëndë, raporti përfundimtar bartet në Drejtorinë e Urbanizmit, ku edhe lëshohet leja/certifikata e përdorimit”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Ndërtimi.info/
