Aktuale
“BIG” synon ndërtimin e fshatit në ujë, në rast të katastrofave klimatike

Për katastrofat klimatike që shpesh herë çojnë në numër të madh të viktimave e dëmeve materiale çdo herë po tentohet të gjendet një rrugë e sigurtë ku njerëzit mund të strehohen e t’iu bëjnë ballë atyre.
Një plan konkret në lidhje këtë çështje e ka relizuar firma e njohur e arkitekturës “BIG”, e cila ka projektuar konceptin e një qyteti lundrues që mund të strehojë rreth 10 mijë njerëz dhe t’i dalë ndihmë popullësisë në rast se kërcënohet nga ngjarjet ekstreme të motit.
I quajtur “Oceanix City”, koncepti përbëhet nga ishuj të grumbulluar së bashku në gjashtë grupe duke formuar fshatra. Këto grupe pastaj do të shumëfishohen për të formuar një fshat prej 12 hektarësh, që do të jetë në dispozicion për 1 mijë e 650 banorë, duke u shndërruar në shtëpi për rreth 10 mijë qytetarë, transmeton Ndërtimi.info.
Themeluesi i “BIG” Bjarke Ingels ka zbuluar dje projektin, në një tryezë të rrumbullakët rreth qyteteteve lundruese, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Ne e kemi bazuar idenë modulare te një ishull gjashtëkëndor ajo ka formën e një rrethi, por ka modularitetin dhe racionalitetin e diçkaje të krijuar nga njeriu”, është shpehur i pari i firmës “BIG”, gjatë një prononcimi.
Oceanix – është një kompani që zhvillon mënyra inovative bisedoi me “BIG”-un për të zhvilluar konceptin në ujë.
Skema u zbulua në tryezën e rrumbullakët të nivelit të parë të OKB-së për Qytetet Lundruese të Qëndrueshme, të cilat Oceanix i miratoi.
Ishujt miniaturë janë projektuar gjithashtu për të mbijetuar një stuhi të kategorisë pesë./Ndërtimi.info/





