Aktuale
Detajet për mbikalimin e Veternikut dhe pse s’u bë nënkalim [video]

Kalimi i këmbësorëve në Veternik të Prishtinës paraqet rrezik nga automjetet e shumta që kalojnë me shpejtësi. Por, Ministria e Infrastrukturës ka filluar punën që këtu të ndërtojë një mbikalim për këmbësorët, të cilët kanë mendime të ndara për projektin.
Projekti është hartuar nga kompania projektuese “Infra Tek”, e për realizimin tij janë hapur procedurat tenderuese, duke paraparë 360 mijë euro.
Pytja më e shpeshtë nga profesionistët ishte se pse nuk u bë nënkalim. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dha këtë përgjigje.
Më e përshtatshme na u është dokt që të shkojmë me variantin e një mbikalimi, për shkak të ujërave nëntokësor dhe për shkak të keqpërdorimeve që po mund të ndodhin në nënkalime. Kemi edhe disa raste të ngjashme, ku mbikalimit po i ikin qytetarët, për shkak të lartësisë. Është një vetëdijesim që ne ndoshta duhet ta bëjmë edhe një fushatë që qytetarët ta shfrytëzojnë atë mbikalim”, tha zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu për Ndërtimi.info.
Që qytetarët të detyrohen ta përdorin këtë mbikalim, është parapë vendosja e pengesave skaj rrugës, të cilat nuk do të mund t’i kalonin.
Edhe pse është paraparë që të ketë ashensor, një gjë e tillë njëherë nuk do të bëhet për shkak të kosotos, por hapësira mbetet që të vendosen më vonë.
Kadriu ka treguar se kur pritet të përfundojë ky projekt.
“Ne planifikojmë që brenda këtij viti ta përfundojmë këtë punë, sepse nuk është gjatësi e madhe. Është 54 metra gjatësi, me gjerësi 3.7 metra, hapësira e shfrytëzueshme për këmbësorë do të jetë 3 metra dhe me lartësi 5.7 metra, që nuk është lartësi e madhe”, tha ai
Pamjet e këtij mbikalimi tregojnë se si do të duket në disa pozicione, nga renderët e këtij projekti.


Më vonë ka mundësi që mbikalimi të bëhet edhe më atraktiv për kalimtarët.
“Nuk kemi paraparë. Po të parashihnin gjerësia do të shkonte shumë më e madhe. Kostoja e qeras, nëse japim një lokal aty me qera, nuk e mbulon kosoton e investimet që do ta bëjmë. Në të ardhmen nëse lajmërohet ndonjë investitorë tjetër, atëherë mund ta bëjmë zgjerimin e saj dhe ta bëjmë më atraktive kalimin e qytetarëve në atë pjesë”, shtoi Kadriu.
E, të gjitha kompanitë e interesuara për ndërtimin e këtij mbikalimi ofertat mund t’i bëjnë në Ministri deri më 13 maj të këtij viti.
