Aktuale
Kompania zvicerane e brisqeve krijon “syze vetëmbrojtëse” [video]
Meqë dita e 1 Prillit njihet si dita e gënjeshtrave, shumë njerëz ranë pre e shakave nga kompani të ndryshme nga e gjithë bota.
Njëjtë veproi edhe kompania zvicerane Victorinox e cila njihet për brisqet e vogla të xhepit “SwissArmy”. Dje ata prezantuan “koleksionin e ri të syzeve vetëmbrojtëse” të quajtura “Survival Rx”, shkruan Ndërtimi.info.
Një video e publikuar në rrjetet sociale të kompanisë paraqet një palë syzesh të cilat kane të insertuara një “brisk” i cili sipas tyre do të shërbente për vetë-mbrojtje. Syzet madje u paraqitën edhe në faqen zyrtare të tyre në dispozicion për tu blerë.
Dhe për inspirimin e tyre për të krijuar një palë syzesh të tilla ata thanë se kishte ardhur nga një prej projektuesve të kompanisë:
“Imagjinoni këtë situatë: jeni ulur në njërin gju, dhe i propozoni dashurisë së jetës suaj. Pastaj, doni të hapni një shishe verë. Uh, e keni harruar hapësin e shisheve. Kjo në të vërtetë ka ndodhur me projektuesin tonë (i cili gjithashtu bart syze). Ai erdhi në zyrë ditën tjetër dhe filloi të skicojë një zgjidhje, një skicë e cila më pas u shndërrua në Survival Rx”, thuhet në përshkrimin e produktit
Megjithëse shumë njerëz ishin kuriozë të provojnë “edicionin e limituar” të këtyre syzeve, sot kompania ka bërë të ditur se një produkt i tillë ishte bërë vetëm për t’i mashtruar njerëzit për “April Fools”.


