Connect with us

Trashëgimia

Ura e shekullit XVI drejt rrënimit, asnjë ndërhyrje prej vitesh

Published

on

Ura e Kasabashit  daton në  shekullin eXVI  është monument i klasit të parë  e ndërtuar mbi lumin Vlosh dhe lidh disa fshatra me qëndrën e Skraparit.

Ajo mendohet që të jetë ndërtuar rreth viteve 1640,pranë burimit të Guhakut nga një arkitekt i famshëm Arkitekt Kasëmi ,me origjinë nga fshati Grëmsh i Skraparit nga i cili vjen edhe  emri Ura e Kasabashit.

Ura e Kasabashit gjendet në afërsi të qytetit të Çorovodës në rrethin e Skraparit futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese .

Në këte ure sot monument kulture  kalonte rruga e karvaneve Berat –Skrapar –Korçë.Kjo rrugë ka qënë shumë e rëndësishme për këto krahina ,pasi shërbente si një aks për lëvizjen e njerëzve dhe shkëmbimin e mallrave .

Qemeri i urës ka një vëllim më të madh paraqitet me një konstruksion me majë të mprehtë me hapsirë drite 12m,ndërsa dy qemerët anësorë janë më të vegjël në vëllim dhe kanë formën gjysëm rrethore .

Qemeri kryesor sipër konturohet nga një kornizë guri 5cm të trashë .dritaret shkarkuese si dhe qemerët anësorë janë ndërtuar në formë gjysëm rrethore Muret ballorë janë ndërtuar me gurë lumi dhe mali të zinj në formë pllake me trashësi 10-12 cm ndërsa fugat midis gurëve janë shumë të theksuara.

Ura e Kasabashit nga teknika e ndërtimit duhet ti përkasë shekullit XVI.

Si një nga monumentet kulturore të kategorisë së parë kjo urë   është  një vlerë e cila kërkon vëmendje. Prej vitesh ura ka marrë disa dëmtime  në pjesët më të dukshme  të saj  ,janë dëmtuar harqet disa nga  gurët e qemerit  si dhe njëra nga këmbët  objekti kërkojn ndërhyrje të menjëhershme për ta rikthyer në gjëndje të mëparshme.

Dega e monumenteve të kulturës Berat e ka në projektet e saj restaurimin e kësaj ure  por që ende nuk është vënë në zbatim .

Skrapari është kthyer  në një vend tepër tërheqës për turizmin vendas e të huaj dhe një nga atraksionet që tërheq vizitorët është edhe Ura e Kasabashit si një nga urat me vlera tepër rralla .

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending