Featured
Komuna e Gjakovës i premton 49 projekte infrastrukturore e i kryen veç 2

Vlugu i premtimeve elektorale si duket më së shumti e paskëshka kapluar Komunën e Gjakovës, ku sipas hulumtimit të Institutit GAP, nga gjithsej 49 premtimet infrastrukturore të bëra për këtë komunë, deri tani janë realizuar vetëm 2 prej tyre.
Të përfunduara janë projektet për shndërrimin e Shkugëzës në një zonë rekreative me rreth 8 kilometra shtigje për ecje dhe vrapim, si dhe shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik dhe shtrimi i rrugës së Rashkocit me gjatësi 1km, raporton Ndërtimi.info.
E zgjidhja e çështjes së ujit të pijës, në zonën e “Rekës së Keqe”, akoma kosiderohet proces i gjysmëpërmushur.
Ndërsa të gjymtuara e të tejzvarritura vazhdojnë me qenë 46 prej këtyre projekteve, madje disa as nuk kanë filluar.
Instituti GAP së fundmi ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve elektorale gjatë periudhës janar 2018- dhjetor 2018, ku sipas saj numri më i madh i premtimeve është realizuar në fushën e infrastrukturës, arsimit e administratës publike.
Edhe pse konsiderohet se premtimet më së shumti të realizuara e prekin më së shumti fushën e infrastrukturës, ato vazhdojnë të mbeten të vogla karshi premtimeve të bëra./Ndërtimi.info/
SHIKO RAPORTIN E PLOTË
