Trashëgimia
Në Gjirokastër zbulohet kalldrëmi që prej ndërtimit të pazarit, daton që 400 vite më parë

Drejtori i Monumenteve, Vasili Polo ka thënë se janë zbuluar dy fragmente të kalldrëmit me një gjatësi 5-6 metra, që mendohet se është kalldrëm i vjetër dhe i hershëm.
Në momentin e zbulimit u kërkua nga IKMT devijimi i projektit, në mënyrë që ky kalldrëm të qëndrojë ashtu sikundër ka qenë, ndërtuar nga mjeshtrit gjirokastrit.
Punimet për rikonkstruksionin e kalldrëmit karakteristik në Gjirokastër mendohet se kanë zbuluar kalldrëmin e parë të ndërtuar më shumë se 4 shekuj më parë. Drejtori i Monumenteve, Vasili Polo ka thënë se janë zbuluar dy fragmente të kalldrëmit me një gjatësi 5-6 metra, që mendohet se është kalldrëm i vjetër dhe i hershëm. Në momentin e zbulimit u kërkua nga IKMT devijimi i projektit, në mënyrë që ky kalldrëm të qëndrojë ashtu sikundër ka qenë, ndërtuar nga mjeshtrit gjirokastrit.
Gjatë punimeve për këtë objekt, ndërmjet bllokut 4-5 dhe 2-4 janë zbuluar 2 fragmente të kalldrëmit se mendohet se kanë qenë që prej krijimit të Gjirokastrës. Që kur u evidentua u kërkua nga instancat që të mbahej ashtu siç ka qenë. Me ndihmën tonë, ajo do të qëndrojë siç është, duke anashkaluar infrastrukturën. Fragmenti tjetër është evidentuar dhe po presim të shohim çfarë do të bëjmë ditët e ardhshme.
Gjirokastra ruan të fshehtat e saj të pazbuluara dhe këtë fakt e vërtetojnë edhe harqet mahnitëse të zbuluara tek lokal “Kashau” i cili tashmë do të kthehet në një atraksion më shumë për vizitorët. Pazari në formën që ka sot është ndërtuar rreth 400 vjet më parë. Fillesat i ka brenda mureve të kalasë që identifikonin qytetin e Gjirokastrës. Me rritjen e popullsisë familjet u detyruan të dalin jashtë mureve rrethuese të kështjellës duke hedhur themelet e para të konstruksioneve tregtare. Vjetërsia e Pazarit të Gjirokastrës përmendet në dokumentat e udhëtarëve të njohur të pas mesjetës. Vendi i quajtur, Qafa e Pazarit është një nga pikat më identifikuese të qytetit të gurtë, që vizitohet çdo vit e më shumë nga mijëra turistë të huaj. /dosja.al
