Aktuale
Tahiri tregon se sa është shuma maksimale e gjobave në ndërtim

Problemet premanente me të cilat po vazhdon të përballet Kosova janë edhe ndërtimet pa leje si dhe rrezikimi i jetës së banorëve për shkak të mos rrethimit të vendpunishteve. E për këtë të fundit, në kryeqytet tashmë po aplikohen edhe gjobat.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka treguar se gjobat madatore të cilat jepen në raste të tilla janë në vlerë të 500 eurosh. Por në rast se kjo gjobë nuk respektohet, atëhere sërish pronarët e tyre do të gjobiten me të njejtën shumë.
Tahiri gjatë një intervisteje në rtk, ka treguar se edhe gjatë ditës së sotme ka pasur raste të dënimeve ndaj kompanive dhe ndaj kamionëve të kompanive për shkak të mosrespektimit të ligjit.
“Sot ka pasur raste kur janë gjobitur kompanitë e ndërtimit dhe kamionët e kompanive për shkak të mosrespektimit të ligjit, është shprehur mes të tjerash Tahiri.
Ai ka folur edhe për rrugën “Muharrem Fejza” që konsiderohet si një zonë me shumë probleme.
Sipas Tahirit janë dy arsye kryesore që çojnë drejt këtij problemi në atë rrugë; se rruga është e shtruar pa plan dhe projekt, vetëm me paramasa dhe se plani rregullues i asaj pjese u mundëson atyre ndërtimin, në hapësirë të kufizuar dhe ku ka shumë pak gjelbërim.
Drejtori i Inspeksionit në kryeqytet ka treguar se edhe pse në numër të vogël të inspektorësh, vetëm 5 inspektorë kordinimi dhe operimi i përbashkët është shumë funksional dhe po sjellë rezultate pozitive.
Ai ka treguar se janë duke luftuar edhe dukuritë tjera, për të cilat gjithashtu do të ketë gjoba si bizneset që e ndotin mjedisin dhe asksione të rregullta kundër transportit ilegal./Ndërtimi.info/
