Featured
Kjo kompani merr tenderin për Mirëmbajtjen Rutinore dhe Dimërore të autostradës “Arbën Xhaferi”

Mirëmbajtja e autostradave është një proces që nuk kalon lehtë në procedura tenderuese, pasi ankesat nuk janë të vogla.
Kështu tenderi për “Mirëmbajtjen Rutinore dhe Dimërore të Autoudhës A6 (Arber Xhaferi) – Segmenti Konjuh-Doganaj”. Ky segment është i gjatë 32.82 kilometra, shkruan Ndertimi.info.
Kompania që ka fituar këtë tender është “Damastion Project” sh.p.k. Kjo kompani ka fituar mes nëntë kompanive tjera. Çmimi me të cilin ka konkurruar është 200 euro për një njësi.
Kjo kontratë llogaritet në njësi, pasi nuk mund të parashikojnë saktë se sa do të ketë nevojë për ndërhyrje dhe mirëmbajtje, kështu që çdo njësi llogaritet në këtë çmim.
Buxheti i ndarë është 2.441.388,00, mirëpo kjo nuk do të thotë se kjo kontratë do të jetë kaq edhe në fundim. Ajo do të mund të jetë edhe më e lartë edhe më ulët, krejt në bazë të punëve që do kryhen.
