Aktuale
Mbi 2000 qytetarë festuan me KAWA Group [foto]
Lagjja “Mati”, saktësisht Rruga B, në natën e 7 korrikut ishte më e hareshme se asnjë më parë. Koncerti me muzikë LIVE dhe DJ për gjashtë orë kanë argëtuar të gjithë ata që ishin mbledhur për të festuar me KAWA Group.
KAWA organizoi festën më të madhe të përurimit ndonjëherë në Kosovë. Mbi 2000 persona zgjodhën të ishin pjesë e suksesit, që quhet “Çelësi i Prishtinës”. Ky kompleks banesor i njohur për ndërtim cilësor dhe kohë rekorde të përfundimit.
Të pranishmit janë kënaqur me muzikën, darkën e pijet pa kufi, teksa nuk janë lënë anash as dhuratat për secilin të pranishëm, me theks te fëmijët.
Valon Vataj, presidenti i KAWA Group, i falënderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë në festë, duke nënvizuar kërkimfaljen për banorët pranë ndërtimit.
“Po ju falënderojmë për ditët e tëra që kaluam së bashku nën zhurmat e makinerive dhe ndoshta pengesat e mëdha që ju bëmë juve të dashur banorë.
Ne sot ju falënderojmë për mirëkuptimin si dhe ju kërkojmë falje për gjithë ato pengesa qe ju kemi bërë”, tha Vataj. Ai, gjithashtu, paralajmëroi edhe projekte shumë më të mëdha në fushën e ndërtimit, duke synuar edhe çmime ndërkombëtare.
E vetëm një orë përpara se të fillonte festa e përurimit të “Çelësit të Prishtinës”, KAWA Group vuri edhe një gurthemel. Ishte gurthemeli i Kurorës së “Çelësit të Prishtinës”, një kompleks që do të vjen me një formë të paparë cilësie dhe estetike.
-
Infrastrukturë14 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë22 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë20 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë21 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë18 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Aktuale16 hours ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë20 hours ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh
-
Ambienti20 hours ago
Markat e njohura të modës “Zara” dhe “H&M” akuzohen për shpyllëzimin dhe grabitjen e tokava në Brazil
You must be logged in to post a comment Login