Aktuale
Si ta sfidoni inxhinierinë përmes një projekti gjigant

Kompanitë dixhitale të projektimit shpesh përballen me probleme të ndryshme, e shpesh nuk iu dalin planet siç parashohin, por këto probleme lehtësisht mund të kapërcehen me pak mund e kreativitet.
Në revistën prestigjioze “Forbes”, gazetari James Lopez, njëherësh edhe pronar i kompanisë së suksesshme “Conduct” ka grumbulluar idetë më interesante se si të arrini deri tek një teknologji e dëshiruar, duke rishkruar një aplikacion të madh që nuk ka specifikime. Sipas tij, meqenëse pjesa më e madhe e arkitekturës teknike kishte një kod të papërshtatshëm, e thuajse të papërdorshëm, krijimi i një aplikacioni të ri ishte një sfidë mjaft e madhe.
Lopez thekson se si në një inxhineri ata shpesh nuk marrin privilegjin të fillojnë projekte të reja nga zeroja, por punojnë sipas një kodi ekzistues. E në raste të tilla sipas tij shpesh mund të krijohet dicka inovative.
Më poshtë mund të gjëni disa shembuj për t’u ndjekur, të rekomanduar nga Lopez.
Krijo histori të përdoruesve gjatë kohës që po përdor aplikacionin
Lopez thotë se gjëja kryesore që duhet të bëhet është të siguroheni se e di se çfarë mund të ekzekutojë një përdorues ose pse e përdorin një pjesë specifike të aplikacionit.
Mos leni asnjë vend për hamendësim
Gjëja e dytë që më pëlqen të bëj, thotë Lopez është ta kuptoj të gjithë kodin bazë plotësisht. Kjo përfshin vetë kodin, rrjedhën e arkitekturës, strukturën e projektit, të gjitha mjediset e testimit, proceset e zhvillimit, proceset e ndërtimit dhe më shumë.
Vlerësoni projektin në tërësi
Bëni një hap prapa dhe shkruani se cili kod specifik është tërësisht i papërdorshëm. Cilat pjesë duhet të optimizohen dhe çfarë mund të mbetet vetëm? Ç’është më e rëndësishmja, sa kohë do të duhet për të filluar kryerjen e një deponi të vlefshme?
Shpaloseni idenë tek ndonjë kolegë
Sipas Lopezit, kur ju e shpjegoni programin për dikë të panjohur, ata detyrimisht duhet të nxjerrin konkluzione dhe të shpjegojnë atë që dinë. /Ndërtimi.info/
