Aktuale
Përse arkitekti Rem Koolhaas duhet të jetë një shembull për t’u ndjekur?

Arkitekti holandez Rem Koolhaas nuk është i njohur vetëm për thëniet si “arkitektura është një përzierje e rrezikshme e pushtetit dhe rëndësisë”, por edhe për çmime të shumta, ndër to edhe çmimin prestigjioz “Pritzker”.
Koolhas veçse është një arkitekt, ai është edhe planifikues urban, filozof e themelues i njërës prej firmave më të njohura pë arkitekturë në botë, “OMA”.
Revista prestigjioze e arkitekturës “Arch2.o”, i ka dedikuar një artikull Rem Koolhas, duke shpjeguar arsyet se pse duhet të konsiderohet ai një shembull për t’u ndjekur, transmeton Ndërtimi.info.
Më poshtë mund t’i gjeni 7 fakte interesante rreth tij;
Koolhaas çdo herë e ka dashur udhëtimin
Ai ka udhëtuar në mbarë botën ku është inspiruar për grumbullimin e ideve, dokumentimin e ideve jokonvencionale si dhe ka bërë vëzhgimin e hapësirës përreth. Ai thotë se aq shumë qëndron në hotele saqë do të ndjehej i emocionuar të përfshihej edhe në projektimin e ndonjërit prej tyre. Një bibliotekë në mendjen e tij ekziston si rezultat i të gjitha udhëtimeve të tij të ndryshme.
Gjatë viteve të fëmijërisë, Koolhaas jetoi për katër vite me familjen e tij në Xhakarta, Indonezi. Ishte kjo koha kur ai filloi të dëshpërohej me Azinë. Ky ishte pikë fillimi për obsesionin e tij me arkitekturën aziatike që shfaqet në shumë projekte të tij.
Para se të punonte për projektimin e Bibliotekës Publike të Seattleit, ai kreu një studim tre mujor, duke udhëtuar për të parë bibliotekat në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, e më pas për të krijuar një libër që përfshinë, siç thotë ai “gjithcka që nga përshtypjet e para e deri tek analiza mbi detajet e gabuara në biblioteka.

Ai ishte gazetar dhe regjisor
“Në mendjen time, unë jam po aq shkrimtar sa arkitekt,” – Rem Koolhaas
Para se të projektonte, Rem Koolhaas ishte shkrimtar. Edhe pse ndërtesat e dizajnuara prej tij tani janë kudo, ai vazhdon të shkruajë. Shkrimet e tij janë provokuese dhe pothuajse aq të çuditshme sa ndërtesat e tij. Arkitektët gërmojnë nëpër libra të tij duke kërkuar ide; studentët në të gjithë botën idolizojnë Koolhaas. Tërheqja në shkrimet e tij qëndron më së shumti në aftësinë e tij për të na larguar nga bilanci. Ai gjithashtu kishte një karrierë në gazetari dhe shkroi për revistën “Haagse”. Aftësia e tij për të vëzhguar hapësirën përreth dhe për të përshkruar ndryshimet, luan një rol jetësor në shkrimin e librit të tij “Delirious New York”.

Ai dëshiron ndërtimin e objekteve të diskutueshme
“Më pëlqen të mendoj thellë. Gjithmonë më ka pëlqyer. Për mua kjo gjë është e thjeshtë: nëse jeni duke i menduar gjërat, ju mund të mendoni për to thellë” – Rem Koolhaas
Nuk është ndonjë sekret që ndërtesat e Koolhaas janë të çuditshme dhe jo-konvencionale. Koolhaas nuk përpiqet ta fshehë këtë fakt. Realisht ai nuk e ka problem të mendojë jashtë kutisë apo të vërshohet nga kritikat, edhe pse ndonjëherë ai qëndron prapa mendimit se më mirë është të mendosh brenda kutisë dhe të jesh realist.
“Kjo ka qenë historia ime e tërë jetës. Të vrapuarit kundër aktuales dhe të vrapuarit me aktualen”, ishte shprehur arkitekti i njohur.

Nuk ka “markë tregtare
“Ndryshe nga arkitektët e tjerë të stilit të tij, të tillë si Frank Gehry apo Zaha Hadid, të cilët kanë vazhduar të përsosin vizionet e tyre unike estetike gjatë karrierës së gjatë, Koolhaas punon si një artist konceptual. Edhe pse ndërtesat e tij janë ndoshta të çuditshme dhe kryesisht moderne, ai nuk e kufizon veten në një stil të vetëm. Ai është një projektues i gjithanshëm, i aftë për t’u tërhequr nga një rrjedhë e pafundme e ideve. Prandaj, ai nuk e kufizon veten në një formë të vetme.

Ai i vendos nevojat e përdoruesit në rend të parë
Pjesa më e madhe e punës së tij demonstron modernitetin dhe thekson qasjen e dizajnit humanitar. Biblioteka me famë botërore Seattle, e projektuar nga Koolhaas, përcakton përparësitë e nevojave të përdoruesve dhe i jep një dimension të ri perceptimit tonë të mëparshëm të asaj që ne e konsiderojmë një bibliotekë. Dizajni i bibliotekës ofron një eksperiencë unike hapësinore që i bën njerëzit të etur për të lexuar, për të mësuar dhe për t’u kthyer më shumë kah bibliotektat.

Ai ka një personalitet kontradiktor
Një nga gjërat që e bën Koolhas-in e vecantë është kontroversiteti i tij dhe të shikuarit e gjërave nga perspektiva të ndryshme. Koolhaas ka mendje kritike dhe vë në pikëpyetje gjithçka. Kjo pikëpamje e dyfishtë për çdo gjë, sidomos për projektet e tij bënë që puna e tij të jetë tejet unike.

Ai fillimisht ishte një projektues urban
Edhe pse ai njihet për planet e tij arkitektonike, ai kontribuon kryesisht në skenën kulturore si një mendimtar urban, duke sjellë ide shumë interesante./Ndërtimi.info/

