Prokurim Publik
Ankesat zvarrisin rikonstruktimin e rrugëve në Damjan e Bishtazhin të Gjakovës

Projekti për rikonstruktimin e rrugëve regjionale në Damjan dhe Bishtazhin të Gjakovës, si duket do të marrë pak kohë.
Kjo pasi që në dhënie të tenderit, që ka të bëjë me “rikonstruktimin e rrugës regjionale R- 112, segmenti Damjan, Bishtazhin” Ministria e Infrastrukturës, si autoritet kontraktues pretendohet se ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Organit Shqyrtues të Prkurimit (OSHP), i është adresuar një ankesë nga kompania ofertuese “Lirigzoni S”SHPK me pretendimin se janë shkelur nenet 6,7, 59 dhe 60, të LPP-së, shkruan Ndërtimi.info.
Kompania “Lirigzoni S” SHPK, në ankesën e bërë thekson se mos-trajtimi i kësaj çeshtjeje në mënyrë të barabartë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, rrezikon të humb shumën prej 135 mijë e 829 eurosh.
E nenet që pretendohet të jenë shkelur ndër të tjera kanë të bëjnë me përdorimin sa më ekonomik të fondeve dhe burimeve publike dhe që fondet e ndara të përdoren vetëm për qëllimet që parashihen në kontratë.
Në ankesë është thënë se është shkelur edhe nenin 59 që ka të bëjë me ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve./Ndërtimi.info/


