Connect with us

Aktuale

Nga A-ja tek Zaha: Këto janë 26 gratë që e ndryshuan arkitekturën

Published

on

Thënies së famshme të Margaret Thatcher “Nëse doni diçka të thënë pyesni një burrë, nëse doni diçka të përfunduar pyesni një grua”, as në ditët e sotme nuk po i besojnë shumë persona. Kjo për shkak se stereotipet gjinore vazhdojnë të ekzistojnë e t’i bëjnë dëm grave, në këtë rast atyre në arkitekturë.

Këtë gjë edhe një herë e dëshmon artikulli i Pat Finn, për revistën e njohur “Architizer”, ku ka përzgjedhur nga shkronja A deri në Z, të gjitha arkitektet më të suksesshme femra.

Megjithëkëtë Finn, në fillim të artikullit citon arkitekten Yen Ha, e cila në vitin 2016, në një intervistë për revistën prestigjioze “The New York Times”, kishte deklaruar se gratë po vazhdojnë të diskriminohen në vendin e punës, madje sipas Yen Ha, ato çdo ditë përballen me betejën rutinore të të fituarit të respektit në studio, në ndërtim apo në cilindo vend tjetër ku ato aspirojnë të depërtojnë, transmeton Ndërtimi.info.

“Ne absolutisht kemi mjaft shumë pengesa të përditshme. Është ende një fushë kryesisht e bardhë, e dominuar nga meshkujt dhe duke e parë një grua në vendin e punës, apo në ndonjë mbledhje të madhe, akoma nuk është gjë shumë e zakonshme. Secilën ditë duhet t’ia rikujtojë ndokujt se jam një arkitekte. E ndonjëherë duhet t’ua rikujtojë se nuk jam thjesht një arkitekte, por arkitektja”- Yen Ha

Të tilla mendime Finn tregon se kanë edhe shumë gra tjera të intervistuara nga “The New York Times” vite më parë. E komentet e tyre filluan të shpeshtoheshin pas vdekjes së papritur të prijëses ikonike të tyre, Zaha Hadid.

Hadid nuk kishte ngurruar asnjëherë të shprehte ankesat për mungesën e barazisë gjinore në fushën e arkitekturës, duke pohuar se pavarësisht fushatave kundër diskirminimit në vendin e punës, “akoma është një botë e meshkujve”.

 Muajin e ardhshëm, bënë të ditur Finn, “A + Awards Gala”  nga revista “Architizer” do të vë në kujtesë jo vetëm trashëgiminë e jashtëzakonshme që ka lënë pas Zaha Hadid, por edhe të ardhmen bindëse për gratë në arkitekturë.

Në ballin e brezit të ri e të talentuar, të projektuesve, që krijojnë vepra mahnitëse në Shtetet e Bashkuara e më gjerë, është edhe Jeanne Gang, themeluese e sudios “Gang”, me seli në Çikago dhe Nju Jork, e cila mori çmimin e lakmuar “Firm of the Year”.

Dy vite më parë, arkitektja e njohur Denise Scott Brown mori çmimin nga “Architizer”, për arritjet vjetore që i është dhënë së bashku me bashkëshortin e saj, Robert Venturi. Ky ishte një moment historik që në njëfarë forme “mbuloi” skandalin e çmimit “Pritzker”, të vitit 1991, kur asaj nuk iu nda çmimi “Pritzker” për shkak të diskriminimit gjinor, skandal ky që nuk u trajtua as në vitin 2014, përkundër peticionit të nënshkruar nga qindra arkitektë të shquar, përfshirë edhe Zaha Hadid, madje edhe vetë Robert Venturin.

Përkundër hapave që po bëhen në në drejtimin e duhur, Finn tregon se reflektimet e Yen Ha-së, mbi gjendjen e profesionit të arkitekturës janë dëshmi se duhet bërë më shumë për të luftuar për barazinë brenda arkitekturës dhe industrisë së ndërtimit, e më gjerë dhe “A + Awards” synon të jetë një platformë e fuqishme për të sjellë ndryshimin e shumëkërkuar.

Derisa shohim përpara drejt një viti tjetër të rëndësishëm për femrat inovative brenda profesionit të arkitekturës, artikulli i “Architizier”, ka përzgjedhur 26 gra nga e tashmja dhe e kaluara që kanë ndryshuar totalisht mënyrën se si mendojmë për mjedisin e ndërtuar.

Në të djathtë; Public Farm 1, një instalim i vitit 2008 nga firma e Amale Andraos, WORKac.
Muzeu e përshkroi instalimin si “një strukturë të gjallë të bërë nga materiale të lira dhe të qëndrueshme që mund të riciklohen pas përdorimit të saj

Amale Andraos

Përgjatë dy dekadave të fundit, Amale Andraos është dalluar si arkitekte, edukatore dhe teoriciene e suksesshme urbanistike. Dekanja e Shkollës së Arkitekturës dhe Planifikimit, në Universitetin e Kolumbias, është gjithashtu partnere themeluese e firmës “WORKac”, një firmë e dedikuar për “vendosjen e arkitekturës në kryqëzimin e urbanes, rurales dhe natyrores”. Publikimet e saj përfshijnë librat “49 Qytete” dhe “Mbi trotuarin – Ferma”, të dy librat kërkojnë të ripërcaktojnë marrëdhëniet midis qyteteve, fermave dhe natyrës.

Në të majtë; Instalimi i përkohshëm në Festivalin e Dizajnit të Londrës në vitin 2016, nga “Alison Brooks Architects” në bashkëpunim me “The American Hardwood Export Council” (AHEC); ky pavion minimalist tregoi potencialin strukturor të drurit.

Alison Brooks

Arkitektja me bazë në Londër, me një qasje skulptoresh në formë dhe proporcion, Alison Brooks është një nga arkitektet më origjinale të Britanisë. Në vitin 2013, ajo mori çmimin “AJ Woman Architect of the Year”. Njëri prej gjyqtarëve, Paul Monaghan, duartrokiti zgjedhjen e panelit, duke shpjeguar se “përzierja e skulpturës, arkitekturës dhe detalit është ajo që e karakterizon dhe e fuqizon më së shumti punën e saj dhe arkitekturën britanike”.

Tatiana Bilbao

Në të djathtë; strehimi modular i përballueshëm, i dizajnuar nga Tatiana Bilbao, Meksikë

Tatiana Bilbao është e mirënjohur për dizajnimin e banesave elegante, gjeometrike, por trashëgimia e qëndrueshme e arkitektes me qendër në Mexico City, është zgjidhja kreative të cilën ajo e ka bërë për një strehim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm. Në vitin 2015, në një intervistë për “Architizer”, Bilbao diskutoi planin e saj për të krijuar një seri shtëpish modulare, të personalizueshme që mund të krijoheshin për vetëm 8 mijë dollarë.

“Ideja jonë ishte të tregojmë se ka shumë mundësi që në këto shtëpi të shtohen vëllime të reja dhe që mund të vazhdoni t’i ndryshoni dhe t’i zgjeroni ashtu siç doni ju”, ishte shprehur Bilbao për projektin e saj inovativ.

Lina Bo Bardi

E majta: SESC Pompeia, Sao Paulo, Brazil

Lina Bo Bardi (1914 – 1992) ishte një arkitekte braziliane e lindur në Itali, më së shumti e njohur për përdorimin e saj ekspresiv të materialeve dhe eksplorimin e mundësive sociale të dizajnit. Ndjeshmëria e saj më së miri u shpeh në kryeveprën  saj të vitit 1982, “SESC Pompeia”, një fabrikë e transformuar në mënyrë tejet unike.

Djathtas: Ndërtesa Provinciale Kapitol VSBA, Toulouse, Francë

Denise Scott Brown

Arkitektja inovative, teoricienia dhe gruaja e Robert Venturit – me të cilin themeloi firmën “Venturi, Scott Brown and Associates”, është një ikonë e vërtetë amerikane. Në vitin 2015, Scott Brown dhe burri i saj ishin marrësit e dyfishtë të çmimit “A + Lifetime Achievement” të ndarë nga revista “Architizer”. Një zgjedhje e përshtatshme, sipas Finn-it, pasi që ky çift bëri shumë për të formuar atë që ne sot e njohim si “postmodernizëm”.

“Nuk ka konceptim të papërlyer të ideve. Bashkëpunimi është e vërteta e arkitekturës” tha Scott Brown në një intervistë për “Architizer” në lidhje me çmimine pranuar.

Majtas: Privatësia dhe Publiciteti, një nga veprat kritike më të njohura të Beatriz Colominas dhe Seksualiteti dhe Hapësira, një antologji e shkrimeve mbi arkitekturën

Beatriz Colomina

Beatriz Colomina është një nga historianet më të shquara arkitektonike në botë, hulumtimi i Colominas fokusohet në marrëdhëniet midis arkitekturës dhe medias. Interesi i saj për lidhjen e arkitekturës me disiplina të tjera ka qenë me të vërtetë transformues për “Shkollën e Arkitekturës”, të Universitetit Princeton, ku themeloi programin e shkollës, të quajtur “Media dhe Moderniteti”.

“Arkitektura moderne bëhet e moderne vetëm me lidhjen e saj me mediet”, kishte deklaruar Beatriz Colomina.

Puna e saj është e nevojshme që të lexohet për këdo që është i interesuar për rëndësinë e arkitekturës në çështjet më të gjera të modernitetit.

Djathtas: Qendra e Mundësive të Grave në Kajonza, Ruanda

Sharon Davis

Arkitektura është karrierë e dytë për Sharon Davis, e cila ndërroi profesionin pas shumë vitesh pune në financa. Sidoqoftë, pasi e mori gradën shkencore në duar, Davis nuk humbi kohë për t’i bërë emër vetes në arkitekturë. Projekti i saj i parë, i famshëm ishte “Qendra e Mundësive të Grave më të famshme” në Ruandë. Siç shpjegoi reporterja e “Architizer”-it Emily Nonko, ky projekt “duhej të adresonte më shumë probleme sesa mungesa e një vendi të sigurt për gratë ruandiane dhe duhej të krijonte mundësi ekonomike dhe një infrastrukturë të qëndrueshme sociale “.

Majtas: “Restorant Phantom, Opera Garnier,” Paris, Francë

Odile Decq

Odile Decq është një arkitekte, puna e së cilës flet për imagjinatën. “Restoranti Phantom” i krijuar nga ajo, në Paris, është një studim në ndarjen e përkohshmërive, me forma të kuqe dhe të bardha biomorfike që sfidojnë tavanin e arteve të bardha të shtresave të operës. Siç çdo fans i mirë i operës e di, një konflikt mund të bëhet harmonik. Në “Phantom Restaurant”, stilet e vjetra dhe të reja marrin pjesë në një lloj valleje që rrit dramën e secilit.

Djathtas: Instituti i Artit Bashkëkohor me pamje nga Boston Harbour

Liz Diller

Partnerja themeluese e firmës së njohur “DILLER SCOFIDIO + RENFRO”, Liz Diller ka qenë në kulmin e artit dhe dizajnit që nga fundi i viteve të ’70-ta. Me projektet konceptuale si “Blur Bildings” dhe monumentet funksionale si “Instituti i Artit Bashkëkohor” të Bostonit i projektuar nga ajo, firma “Diller” sigurisht ka fituar reputacion për inovacion.


Majtas: Universiteti i Ibadanit në Nigeri

Jane Drew

Jane Drew (1911 – 1996) ishte arkitekte angleze e cila bëri dallgë jo vetëm për të qenurit arkitekte e shquar grua –  gjë e cila ishte mjaft e dukshme në Britaninë e shekullit XX-të – por ajo ishte përkrahëse e hapur e modernizmit. Drew ishte një arkitekte me interesa shoqërore dhe ndërkombëtare. Karriera e jashtëzakonshme e saj përfshinë projekte të mëdha në Afrikën Perëndimore, Indi dhe Iran përveç vendlindjes, Anglisë.

Djathtas: Shtëpia e Eames, Pallati i Paqësorit, Kalifornia.

Ray Eames

Së bashku me bashkëshortin e saj, Charles Eames (1907 – 1978), Ray Eames (1912 – 1988) e përkufizoi freskinë moderniste për një gjeneratë amerikane. Përveç karrigës “Eamed”, çifti është i njohur për ndërtimin e shtëpisë “Eames”, në Los Anxhelos tërësisht nga pjesët prej çeliku,  të parafabrikuara të destinuara për ndërtim industrial. Ndërtesa, e cila do të shërbente si shtëpi dhe studio e çiftit për dekada të tëra, u përfundua në njëfarë mënyre, që nxiti ide të reja për efikasitetin dhe cilësinë.

Majtas: Aqua Tower, Çikago

Jeanne Gang

Jeanne Gang është një nga arkitektet kryesore të Amerikës. Rrokaqielli 82 katësh “Aqua”, krijuar nga Gang është një pikë referimi për qytetin Windy.

Megjithëse ajo është po aq vizionare sa çdo arkitektë tjetër, për të lënë shenjë në Çikago, filozofia e kreativitetit të Gang-ut thekson përulësinë dhe mendjen e hapur.

“Idetë e mira vijnë nga kudo. Është më e rëndësishme të njohësh një ide të mirë sesa ta shkruash atë”- Jeanne Gang

Djathtas: Shtëpia në një shkëmb, Stokholm, Suedi

Petra Gipp

Suedia është një vend i ftohtë, një fakt që reflektohet në literaturën dhe në arkitekturën e saj. Puna e Petra Gipp, me linjat e saj të pastra dhe preferencat për sipërfaqet e papërpunuara, sigurisht që është pjesë e kësaj traditeje. Puna e saj na tregon se si, kur krijon drejtë, ftohtësia mund të jetë ngushëlluese.

Majtas: e.1027, Roquebrune-Cap-Martin, Francë

Eileen Grey

Eileen Grey (1878 – 1976) është një nga dizajneret më të rëndësishme që ndonjëherë ka lindur në Irlandë. Edhe pse ajo ishte e njohur kryesisht për dizajnet e saj të mobiljeve, Grey ishte gjithashtu një arkitekte, që jetonte për vite me radhë në “e.1027”, një shtëpi që e projektoi për vetën, në jug të Francës.

“Për të krijuar, ju fillimisht duhet të vini në dyshim gjithçka” – Eileen Grey

Djathtas: Rezidenca me nivel të ndarë në Tokio nga Atelier Bow-Wow;

Momoyo Kaijima

Partnerja themeluese e “Atelier Bow-Wow”, Momoyo Kaijima, është një nga arkitektet elitare që është po aq e aftë si një teoriciene sikurse edhe si projektuese. Lexuesit të interesuar për të mësuar më shumë rreth ndjeshmërisë së firmës së saj duhet ta kërkojnë librin “Made in Tokyo”, një libër udhërrëfyes për qytetin e Kaijimas, i cili fokusohet, tek “arkitektura që arkitektët do të donin të harronin”.

Majtas: propozimi i Marion Mahony Griffin për qytetin e Kanberrit, kryeqytetit australian

Marion Mahony Griffin

Marion Mahony Griffin (1871 – 1961), është një nga arkitektet e para gra, të licencuara  në botë. Si një anëtare themeluese e “Shkollës Prairie”, Mahony Griffin punoi me Frank Lloyd Wright dhe Walter Burley Griffin, me të cilin më vonë do të martohej. Me Burley Griffin, ajo i ndihmoi planit të qytetit të Kanberrit, sipas parimeve të dizajnit të shkollës së vjetër.

Djathtas: Vdekja dhe Jeta e Qyteteve të Mëdha Amerikane;

Jane Jacobs

Nëse një bibliotekë përmbanë vetëm një libër mbi planifikimin urban, gjasat janë të jetë libri i vitit 1961, i Jane Jacobs, “Vdekja dhe jeta e qyteteve të mëdha amerikane”. Jacobs iu kundërvu tendencës drejt “rinovimit urban” dhe festoi funksionalitetin e lagjeve që lejoheshin të zhvilloheshin në mënyrë spontane.

“Qytetet kanë aftësinë për të siguruar diçka për të gjithë, vetëm sepse dhe vetëm kur ato krijohen nga të gjithë”- Jane Jacobs

Jane Jacobs vdiq në vitin 2006.

E majta: Vault House, Oxnard, Kaliforni

Sharon Johnston

Një nga gëzimet kryesore të leximit të blogeve të arkitekturës është të imagjinuarit e vetes duke banuar në shtëpi të mrekullueshme, të një tjetër bote. Sharon Johnston dhe firma e saj, “Johnston Marklee”, janë shumë të vetëdijshëm për këtë marrëdhënie midis arkitekturës dhe fantazisë. Tash e sa kohë, ato krijojnë struktura të tilla si “Vault House” në Oxnard, të Kalifornisë: ndërtesa që janë të gjalla, elegante dhe duket se i përkasin më shumë të ardhmes sesa të tashmes.

Djathtas: Memoriali i Veteranëve të Vietnamit, Uashington

Maya Lin

Një arkitekt dhe artiste e njohur, karriera e Maya Lin është shënuar me arritje në fusha të ndryshme. Sidoqoftë, ajo njihet më së miri për një projekt që ajo e ka konceptuar derisa ishte ende studente: “Memoriali i Veteranëve të Vietnamit” në Uashington, një kompleks me një mur që shfaqë emrat e të gjithë ushtarëve amerikanë të humbur në konflikt, projekt ky tejet kontraversal në atë kohë.

E majta: Neri Oxman, pavijoni i mëndafshit

Neri Oxman

Disa arkitektë përpiqen të flasin për momentin e tanishëm; të tjerët mbajnë sytë e tyre të fiksuar në të ardhmen. Neri Oxman i përket grupit të dytë. Një arkitekte, planifikuese dhe akademike izraelito-amerikane, ajo është e mirënjohur për interesin e saj në zbatimin e gjetjeve nga biologjia dhe shkencat kompjuterike, në arkitekturë.

“Unë besoj në të ardhmen e afërt, ne do të printojmë në 3D ndërtesat dhe shtëpitë tona”- Neri Oxman

Djathtas; Karrigeja Barcelona

Lilly Reich

Lilly Reich (1885 – 1947) ishte një stiliste moderniste gjermane, e njohur për bashkëpunimet e saj me Mies van der Rohe. Shumë njerëz nuk e dinë se ajo ishte një bashkë-krijuese e plotë – jo vetëm thjesht  bashkëpunëtore, në hartimin e “Barcelona Chair”një mobilje që mbetet simbol i elegancës dhe i të sofistikuarës.

Majtas: Muzeu i Ri nga SANAA, Nju Jork

Kazuyo Sejima

Kazuyo Sejima i SANAA është një arkitekte e cila e kupton se sa shumë mund të bëhet me elemente të thjeshta gjeometrike. Shembull është dizajni i saj për “Muzeun e Ri” në Nju Jork.

Djathtas: 200 Avenue Eleventh, një projekt i ri rezidencial në New York City

Annabelle Selldorf

Me Annabelle Selldorf, i gjithë fokusi është tek detajet. Ish kritiku i arkitekturës, Paul Goldberger, në Nju Jork, e përshkroi stilin e saj si “… një lloj modernizmi i butë me saktësi të plotë, me përmasa perfekte”. Në anën tjetër, Selldorf e përshkruan praktikën e saj në këtë formë:

“Unë kërkoj një logjikë të caktuar që ju lejon të lëvizni në hapësirë ​​dhe ta perceponi atë si të bukur dhe racionale”

Majtas: Qendra e Dizajnit të Paqësorit në Los Anxhelos, Kaliforni.

Norma Merrick Sklarek

Norma Merrick Sklarek (1926 – 2012) ishte arkitektja e parë afrikano-amerikane e famshme dhe një shembull i vërtetë. Projektet e saj më të njohura,  përfshijnë “Terminalin One” në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit (LAX) dhe “Qendrën e Dizajnit të Paqësorit’” dhe zbulojnë një ndjenjë idiosinkratike të linjës dhe të ngjyrës.

Sklarek dikur iluminoi sfidat me të cilat u ballafaqua në fillim të profesionit duke thënë:

“Shkollat ​​kishin një kuotë dhe ishte e qartë. Ishte një kuotë kundër grave dhe një kuotë kundër personave me ngjyrë. Në arkitekturë, unë absolutisht nuk kisha asnjë shembull për ta ndjekur. Sot jam e lumtur që jam një shembull të cilin të tjerët mund ta ndjekin”.

Djathtas: Qendra August Wilson për kulturën afrikano-amerikane

Allison Williams

Gjatë karrierës së saj dhjetëvjeçare, Allison Williams ka punuar në shumë projekte të mëdha në disa nga firmat më të njohura në botë, duke përfshirë “Perkins + Will dhe AECOM” në San Francisko, ku aktualisht shërben si Drejtoreshë e Dizajnit.

Ndërtesat e saj më të njohura, përfshijnë Qendrën për kulturë afrikano-amerikane“August Wilson” në Pittsburgh, duke ilustruar angazhimin e saj për të maksimizuar potencialin e vendndodhjes së asaj ndërteseje.

E majta: Qendra Heydar Aliyev, Baku, Azerbajxhan

Zaha Hadid

Kur Zaha Hadid vdiq në mars 2016, ajo ishte një nga arkitektet më të njohura dhe më të dashura në botë. Puna e saj, me linjat e saj të guximshme dhe ekspresivitetin skulpturor, është mjaft e fuqishme për ta kthyer këdo në një fans të arkitekturës. Vizioni unik i Hadid-it i lejoi asaj të shtynte teknologjitë dixhitale dhe vizuale, duke krijuar ndërtesa që mund të përshkruhen thjesht si transformuese.

“Unë nuk mendoj se ju mund të mësoni arkitekturën. Ju vetëm mund të inspironi njerëzit.”/Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending