Aktuale
Komuna e Prizrenit jep tender t’i ndërroj 105 metra katrorë pllaka te Shtëpia e Bardhë
Komuna e Prizrenit ka njoftuar për dhënien e kontratës për reizolimin dhe shtrirjen me pllaka të terrancës së Shtëpisë së Bardhë, me hapësirë 105 metra katrorë, shkruan Ndërtimi.info. Kjo po ndodh pak kohë para se të zgjidhet kryetari i ri i Prizrenit, që vetëm Ramadan Muja nuk do të jetë pasi nuk është rikandiduar.
Konkrata e cila ishte parashikuar të kapë vlerën rreth 10 mijë euro ( 9800.00), i është dhënë kompanisë ”Limit LB” nga Prizreni me vlerë rreth 6 mijë euro (5430.00).
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit, për këtë kontratë kishin aplikuar pesë kompani, ndërsa shuma më e lartë e ofruar është rreth 9 mijë euro (8947.00 euro).
Kontrata i është dhënë kompanisë “ Limit LB” më datën 30 gusht 2017, ndërsa pritet të nënshkruhet nesër ( 06 shtator 2017).
Sipas njoftimit për hapjen e tenderit kompania fituese, tashmë “ Limit LB”, duhet t’i përfundojë punimet në afatin kohor prej 7 ditë pune.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë1 day ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
-
Aktuale1 day ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Aktuale1 day ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale