Aktuale
Sa laboratorë që analizojnë dheun ku do të ndërtohet ka Kosova
Kosova nuk ka kuadro të cilët merren me gjeomekanikë, e për këtë është duke u punuar që të hapet drejtimi gjeoteknikë ku mund të prodhohen inxhinier të mirëfilltë në këtë lëmi.
Për të vlerësuar dheun duhet të dërgohet në laboratorë e që Kosova posedon tre laborator. Një laborator ka Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe ai i Arkitekturës, ndërsa dy tjerë janë privat. Megjithëkëtë profesori i Fondamenteve Qani Kadiri, ka thënë se mund të ketë laborator privat, të cilët janë blerë, raporton Ndertimi.info.
“Janë tre laboratorë tash. Laboratori i parë është, laboratori i fakultetit ndërtimtarisë dhe arkitekturës i cili tash kohët e fundit është pajisur vërtetë shumë mirë. Dhe është një vlerë marramendëse e investimit që janë bërë, thuaja 90 për qind e laboratorit është e pajisur, megjithëse laboratori asnjëherë nuk pajiset plotë se teknologjia ecën. Laboratori i dytë privat është i Geo-Kosit, dhe Geo-Test, pra këto janë tri laboratorët që ka Kosova. Mund të ketë ndodh që ka ndonjë laboratorë por është problem tek laboratori se bënë disa para e blenë laboratorin dhe e manë aty. Por është problem, njerëzit që punojnë në laboratorë, kjo është me rëndësi”, tha Kadiri.
Ndërsa sa ata ë merren me statikë sa i marrin parasysh elaboratet gjeomekanikë, Kadiri thotë se njerëzit që merren me statikët pak i marrin parasysh ato elaboratet.
Mos respektimi i këtyre elaborate po dërgon edhe në telashet e ndërtimit.
“Njerëzit që merre me statikë pak i respektojnë ato, dihet se kush i respekton ato. Një arsyeje mund të jetë që nuk kanë njohuri, dhe arsyeja tjetër është edhe dyshojnë në laborantet që bëhen. Paramendoje njeriu me shkollë të mesme punon laborantin gjeomekanikë. Ose punon njeri që kurrë nuk është marr me këto, dhe fusin do vlera që nuk korrespondojnë më të”, tregon Kadiri.