Ndërtim
Ndërtohet stadiumi me arkitekturë nga Roma e vjetër, por me çatinë më të veçantë [video]
Është një arenë si asnjë tjetër në planet, kushton 1.5 miliardë dollarë, shumë përdorimshe, vepër arti e mirëfilltë, me çati që hapet e mbyllet në vartësi të motit, e ndërtuar në shekullin e 21-të, por me arkitekturë nga Roma e vjetër.
“Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta është gjë jashtëzakonisht e bukur me një dizajn “të frikshëm” kur e sheh nga jashtë, “Colosseum” i ditëve tona, me 71 mijë vende për tifozët e të dyja skuadrave të qytetit në MLS (futboll) dhe NFL (futboll amerikan). Të dielën, futbolli do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi Atlanta United do të luajë ndeshjen e parë në impiantin e ri…
Tifozët do të mahniten. I frymëzuar nga Panteoni, gjashtë panele të mëdha trekëndore formojnë çatinë e jashtëzakonshme, e cila hapet e mbyllet brenda dhjetë minutave. Mund të quhet një kishte romake nga jashtë dhe një arenë gladiatorësh nga brenda.
Në impiant ka edhe 16 vende të ndryshme ku ndeshja shihet në këmbë, nga shumë lart, në formën e ballkonit, ku në krahun tjetër ke pamjen e qytetit të Atlantës. Në ndeshjen e inaugurimit “The Falcons” luajtën kundër Jacksonville, në atë që do të jetë zyrtarisht fusha e tyre e re në NFL duke nisur nga 18 shtatori kundër Green Bay Packers.
Kamerat janë kudo të pranishme në stadium, ashtu si janë televizorët, nga më gjigantët, për të parë përsëritjen e aksioneve. Karriget janë 1 metër më të gjëra se në çdo stadium tjetër dhe kjo për të shtuar komoditetin. Prandaj janë vënë vetëm 71 mijë karrige në një ambient që mund të merrte edhe dyfishin e numrit. Në këtë stadium do të ketë 40 birrari të ndryshime me porcione birre nga 5 dollarë.
Gjithashtu, ky stadium mund të quhet qendër tregtare sepse do të ketë 673 dyqane dhe 24 restorante. “Asnjëherë nuk pret në radhë nëse kërkon një tjetër xhiro me Coca-Cola apo birra,” – thotë menaxheri i impiantit. Në vitin 2019, në “Mercedes-Benz Stadium” do të luhet Super Boël, ndeshja më e ndjekur e planetit me përjashtim të finales së Kupës së Botës, që ndoshta një ditë do të luhet në stadiumin e së ardhmes në Atlanta…
Sa për të dhënë një informacionin më shumë, ky impiant ka 30% më shumë tualete se çdo impiant tjetër në SHBA. 27 mijë ton çelik janë derdhur për “Mercedes-Benz”, që do ta marrë energjinë nga 4,000 panele djellore. Artisti hungarez, Gabor Miklos Szoke, ka bërë skulpturën e skifterit jashtë stadiumit, e cila tërheq shumë vëmendjen dhe mund të konsiderohet vepër arti. 39-muaj kohë donte ndërtimi i kësaj mrekullie…
https://www.youtube.com/watch?v=8qoGP1NNJwY