Connect with us

Aktuale

Agim Bahtiri kërkon rrënimin e objekteve qindra vjeçare të Mitrovicës

Published

on

Si rrallë kund të botë, në Kosovë në 20 vitet e fundit ka ndodhur degradimi i objekteve të vjetra e historike, të cilat janë edhe me ligj të mbrojtura. Madje në shumë raste ato janë dëmtuar nga vet shteti. Kështu po tentohet të ndodhë edhe këto ditë në Komunën e Mitrovicës.

Mirëpo në këtë qytet kësaj radhe nuk po tentohet nga ndonjë qytetar apo biznes që të dëmtojë objektet e mbrojtura.

Së fundmi, më saktësisht më 6 shkurt të këtij viti, kërkesë me shkrim për të rrënuar dy objekte që janë edhe në listën e trashëgimisë, ka bërë kryetari komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

I pari i këtij qyteti po kërkon që të rrënohen objektet qindra vjeçare për t’i zëvendësuar ato me ndërtime të reja.

Sipas zyrës së kryetarit të komunës së Mitrovicës, objekti i “Armatës” dhe “Posta e Vjetër”, të cilat kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme, po paraqesin pengesë në realizimin e objektivave të komunës.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka siguruar dokumentin me të cilin kryetari Agim Bahtiri i ka kërkuar Zyrës rajonale të trashëgimisë, që të heq objektet në fjalë nga mbrojtja e përkohshme, duke mundësuar kështu rrënimin e tyre dhe fillimin e ndërtimit të objekteve të reja.

“Meqense Komuna e Mitrovicës në këtë vit kalendarik, ka filluar me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal konform ligjit për Planifikimin Hapësinor 04/L-174, plan i cili përcakton synimet afatgjata të zhvillimit të Komunës, destinimin e sipërfaqeve dhe prioritetet strategjike, Komuna e Mitrovicës e sheh pengesë ish objektin e “Armatës” dhe objektin “Posta e Vjetër”, të cilat për momentin kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme. Gjatë hartimit të PZHK, statusi i tyre interfenon në destinimin e sipërfaqeve gjë që paraqet penges me objektivat e Komunës për periudhën 8 vjeçare sa hatorhet ky plan, andaj kërkojmë nga zyra rajonale për trashëgimi, që t’i largoj këto dy objekte nga mbrojtja e përkohshme dhe t’i hapet rrugë zhvillimit të qytetit me objekte të reja, destinimi i të cilave përcaktohet nga Plani Zhvillimor Komunal”, thuhet në kërkesën e zyrës së kryetarit Agim Bahtiri.

FaktePlus ka gjetur se objekti i “Postës së Vjetër” figuron në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme.

Objekti në fjalë figuron si pjesë e historisë që nga viti 1920 dhe në listën e objekteve me mbrojtje kulturore është e 4143-ta me radhë.

Ndërkaq objekti i “Armatës”, aktualisht nuk figuron në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme, ani pse vite më parë figuronte në këtë listë në mesin e mbi 1500 objekteve në Kosovë. Ky objekt i njohur si ndërtesa e  “Armatës” ishte e listuar me numër 1159 të këtyre aseteve.

Objekti apo shtëpia e “Armatës” në Mitrovicë ka qenë kazermë e ish ushtrisë Jugosllave. Pas luftës së fundit në Kosovë, në të njëjtin objekt ka qenë e vendosur komanda e Trupave Mbrojtës të Kosovës (TMK), si pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si paraardhëse e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndaj rrënimit të këtij objekti, ishte polemizuar shumë edhe në zgjedhjet komunale të vitit 2017 në Mitrovicë.

Atëherë kryetari aktual Agim Bahtiri kishte deklaruar se do ta rrënojë këtë objekt për të ndërtuar një parking për qytetarët e Mitrovicës.

Qytetarë nga Mitrovica si atëherë edhe tani po shprehin kundërshtimin e tyre në lidhje me rrënimin e këtyre objekteve kulturore. Ndaj kësaj iniciative ata kanë paralajmëruar edhe protesta.

Lulzim Hoti nga organizata joqeveritare “7Arte” ka thënë për FaktePlus se komuna jo që nuk duhet të kërkojë rrënimin e këtyre objekteve, por duhet të angazhohet e kontribuojnë në ruajtjen e objekteve që edhe ashtu kanë mbetur të pakta në qytetin e Mitrovicës.

“Komuna e Mitrovicës do ishte dashur që të fokusohej dhe investonte në fasadat e këtyre objekteve dhe të ruante trashëgiminë e saj prej një qyteti me histori të pasur e me synime për të qenë qytet model e sa më evropian. Qytete të shumta evropiane veç e kanë ruajtur dhe vazhdojnë ta ruajnë trashëgiminë e tyre, e ne nuk do duhej t’i vetshkatrronim edhe këto pak objekte unike që kanë mbetur”, është shprehur Hoti.

Për faktin se objektet e trashëgimisë kulturore e historike nuk po mbrohen në Mitrovicë dhe disa prej tyre u shkatërruan, patën reaguar dy vite më parë edhe Rrjeti i organizatave kulturore të Mitrovicës, si dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Mitrovicë.

Këto organizata shprehen shqetësimin e thellë ndaj rrënimit dhe degradimit të vazhdueshëm që iu bëhet trashëgimisë kulturore në këtë komunë, duke kujtuar se gjatë viteve të pasluftës në këtë qytet janë bërë rrënime të vazhdueshme të objekteve me vlera arkitektonike si dhe historike.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending