Featured
Shkeljet e prokurimit zhagisin projektin e dy mbikalimeve në Drenas

Projekti për mbikalimin në Polluzhë dhe në Tërsteknik, të Drenasit nuk do të mund të realizohet. Kjo për arsye se në dhënien e tenderit janë gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) që janë bërë nga Ministria e Infrastrukturës. Gjë e cila e ka shtyer Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që ta kthejë lëndën në rivlerësim.
Minstria e infrastrukturës për këtë projekt kishte përzgjedhur kompaninë “R&R Rukolli” si operator ekonomik, por për këtë përzgjedhje tek OSHP ishte ankuar kompania “Sallahu” me pretendimin se janë shkelur nenet 7, 54, 59, 60, 68, 69 dhe 71, të Ligjit për Prokurim Publik (LPP), të Kosovës.
Sipas kompanisë “Sallahu” operatori ekonomik “R&R Rukolli” ndër të tjera, ka paraqitur pasqyrat financiare të audituara vetëm për vitet 2014, 2015 dhe 2016, përderisa nga autoriteti kontraktues- Ministria e Infrastrukturës përmes dosjes së tenderit, pasqyrat e audituara janë kërkuar për vitet 2015, 2016 dhe 2017, transmeton Ndërtimi.info.
Bazuar në këto sqarime eksperti shqyrtues i ka dhënë propozim panelit shqyrtues që ankesa e kompanisë “Sallahu”, të aprovohet si pjesërisht e bazuar.
Kompania “Sallahu” ishte elminnar si operator ekomomik i mundshëm, nga autoriteti kontraktues ndër të tjera për arsye se edhe pse ka poseduar leje për aktivitete të veçanta nga komisioni i pavarur për miniera dhe minerale në emër të biznesit “Sa-Sallahu” shpk, i njejti në çertifikatën e biznesit, të prezantuar në ofertë është paraqitur me emrin NNN “Sallahu”.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), rezulton që NNT Sallahu dhe “Sa-Sallahiu këto dy kompani janë të ndryshme.
Siç thuhet në vendimin e OSHP-së, Ministria e Infrastrukturës se në dhënien e kontratës për grupin e operatorit ekonomik “R&R Rukolli” dhe “Sallahu” nuk ka vlerësuar në mënyrën e duhur ofertat.
“Paneli shqyrtues konstaton se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i ofertave nuk është bërë konfrom nenit 59, 60 dhe 72 të LPP-së”, thuhet në vendimin e panelit shyqrtues i cili kërkon që autoriteti kontraktues ta ketë më shumë parasysh nenin 1 të LPP-së pasi që qëllimi i tij është që të sigurojë në mënyrë më efikase, transparente dhe të drejtë shfrytëzimin e fondeve publike./Ndërtimi.info/









