Aktuale
Trusti, 90 milionë euro kthim nga investimet për dy muaj

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, ka njoftuar se për periudhën janar-shkurt 2019 kthimi bruto nga investimet ka shkuar në rreth plus 90 milionë euro, ose një rritje e çmimit të aksionit prej +5.1%.
Me këto ngritje tejet pozitive të këtyre dy muajve të parë të vitit 2019, është kompensuar plotësisht, por edhe tejkaluar, rënia e vlerës së investimeve gjatë tre muajve të fundit të 2018-s, shkruan Telegrafi.
“Performanca e investimeve të FKPK-së vazhdon të jetë e bazuar në strategjinë afatgjatë të investimeve e jetësuar nga Bordit Drejtues i FKPK-së. Përderisa në afatgjatë kjo strategji është treguar e suksesshme me kthim nga investimet mbi 410 milionë që nga themelimi, duhet theksuar atë që në vazhdimësi e kemi deklaruar, se lëvizjet afatshkurtra (ngritjet e rëniet) në tregjet financiare janë të zakonshme, si një proces ciklik, dhe në të ardhmen e afërt mund të vazhdojnë të ndikohen nga marrëveshja mes SHBA-ve dhe Kinës, Brexit si dhe çështjet e tjera gjeopolitike dhe makroekonomike”, theksohet në profilin e Trustit në Facebook.
Postimi i plotë
+90 MILIONË KTHIMI NGA INVESTIMET PËR JANAR – SHKURT 2019
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës njofton se për periudhën janar-shkurt 2019 kthimi bruto nga investimet ka shkuar në rreth +90 milionë euro, ose një rritje e çmimit të aksionit prej +5.1%.
Me këto ngritje tejet pozitive të këtyre dy muajve të parё tё vitit 2019 është kompensuar plotësisht, por edhe tejkaluar, rënia e vlerës së investimeve gjatë tre muajve të fundit të 2018-s.
Performanca e investimeve të FKPK-së vazhdon të jetë e bazuar në strategjinë afatgjatë të investimeve e jetësuar nga Bordit Drejtues i FKPK-së. Përderisa në afatgjatë kjo strategji është treguar e suksesshme me kthim nga investimet mbi 410 milionë që nga themelimi, duhet theksuar atë që në vazhdimësi e kemi deklaruar, se lëvizjet afatshkurtra (ngritjet e rëniet) në tregjet financiare janë të zakonshme, si një proces ciklik, dhe në të ardhmen e afërt mund të vazhdojnë të ndikohen nga marrëveshja mes SHBA-ve dhe Kinës, Brexit si dhe çështjet e tjera gjeopolitike dhe makroekonomike.
