Arkitekturë
Njihuni me shtëpitë e lëvizshme të së ardhmes

Studioja e dizajnit, FMSG ka prezantuar projektin e saj unik të quajtur “Docking-house”, përmes të cilit sugjerojnë se si do të jetojmë në të ardhmen.
Ideja shikon sfidat me të cilat ballafaqohet mjedisi urban i dendur duke ofruar një shërbim të strehimit inteligjent të lëvizshëm që ofron një jetë fleksibiliteti për ata që duan të përqafojnë stile të ndryshme të jetesës duke kursyer kohë, hapësirë dhe energji në mënyrë ekologjike.

Projekti trajton çështjet me të cilat përballen banorët në qytetet e mëdha si Seul dhe Tokio. Duke qënë se njerëzit po kërkojnë jetë më të këndshme në shtëpi, megjithatë, jo të gjithë mund ta përballojnë atë mënyrë jetese për shkak të çmimeve të tepruara të pasurive të paluajtshme, projekti “docking-house” thyen konceptin tradicional të vendbanimit “fiks”, duke paraqitur një varg shtëpish të lëvizshme që mund të përdoren vetëm kur është e nevojshme.

Dock-house është një platformë lëvizëse shërbimi jetese që mund të kombinohet me shtëpinë ekzistuese të përdoruesit, duke funksionuar si një shtrirje në mënyrë që përdoruesit të jenë në gjendje të gëzojnë më shumë fleksibilitet sipas kërkesës. Projekti ofron lloje të ndryshme, duke filluar nga studiot profesionale të gatimit në dyqanet e shitjes me pakicë. Koncepti gjithashtu ofron një mënyrë të re për të zgjatur kohën e përdoruesit, veçanërisht për ata që mund të vlerësojnë kursimin e kohës veçanërisht më shumë se të tjerët, siç janë udhëtarët ose banorët e periferisë.

Për shembull, docking-house mund të ofrojnë zyra mobile për profesionistët që nuk kanë kohë si dhe e veçanta e tyre është se mund të kursejnë dhe të gjenerojnë energji elektrike njësoj si të përdorni një platformë të baterive të automjeteve elektrike. Një gjë e tillë lejon që docking-house jo vetëm të jetë miqësore me mjedisin, por edhe të përdoret si një ofrues i energjisë gjatë fatkeqësive për shkak të lëvizshmërisë së saj.

