Aktuale
Gashi: Palestra që zgjati 13 vite për t’u ndërtuar do të përfundojë për gjashtë muaj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Palestrën Sportive në Istog, ku ka takuar hendbollistët e Istogut.
Ai tha se vizita e tij në Istog është për të u zotuar se kjo palestër sportive do të përfundoj në 6 mujorin e parë të këtij viti i cili ka qenë projekt i stërzgjatur.
“Janë këto projekte që nuk janë përfunduar dhe kanë stërgjatë shumë që ka 13 vite që filluar një dramë e paarsyeshme që ky projekt nuk ka përfunduar për sportistët e sportdashësit dhe hendbollistët e Istogut që kanë tregu sukses të mirë dhe do zotohem që ky projekt do përfundoj në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, mjetet financiare janë të siguruara, kërkova nga kompania që në qershor ta dorëzoj palestrën dhe ne të ia dorëzojmë komunës dhe sportdashësve”, tha Gashi.

I pari i sportit në Kosovë u zotua që në qershor të këtij viti palestra do të jetë e gatshme për të u vënë në funksion.
“Është investim kryekëput i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe besoj se do jemi të vendosur që për këto 5 muaj që kanë mbet këtë palestër të ia dorëzojmë Komunës së Istogut”.
Ministri Gashi shtoi se prioritet i MKRS është të përfundojnë gjitha projektet me kohë që kanë filluar.
“Ne gjatë këtij viti gjitha palestrat që kanë filluar vite më parë janë duke përfunduar si në Shtime dhe Rahovec që i kemi dorëzuar dhe kjo do të jetë palestra e radhës që këtë palestër të ua dorëzojmë autoriteteve komunale”, njofton Minsitria e Kulturës.

Ministri poashtu dha komente edhe për palestrën në Istog që zgjati mbi një dekadë.
“E vërtetë që ka qenë një stërzgjatje e panevojshme por secili ministër i ka prioritetet e veta dhe e imja është kjo që ta dorëzojmë me kohë”,
Gashi tha se MKRS po i ndihmon të gjitha klubet që po tregojnë sukses dhe rezultate.
“Momenti kur klubi hendbollistik i vajzave hyri në 16-shen më të mirën në Evropë i kemi taku dhe i kemi mbështetë me nevojat e tyre si klub dhe klubet që kanë suksese e rezultate jemi duke i mbështetë drejtpërdrejtë”, tha ai.

