Arkitekturë
Njihuni me muzeun që do ndërtohet nga robotë

Studioja arkitekturore Melike Altınışık ka zbuluar planet për Muzeun e Shkencës Robotike në Seul, i cili do të ndërtohet duke përdorur teknika robotike të ndërtimit dhe dronë.
Robotët do të përdoren për të ndërtuar fasadën metalike të ndërtesës në kryeqytetin e Koresë së Jugut, të cilën Qeveria Metropolitane e Seul do e përdorë për të edukuar publikun për robotët.

Pjesët e strukturës do të formohen, ngjiten, grumbullohen dhe lustrohen nga robotët. Robotët gjithashtu do të përdoren për të printuar në 3D peizazhin e betonit rreth muzeut. Dronët do të përdoren për matje, inspektimet në vend dhe për të kontrolluar automjetet e ndërtimit robotik. Me përfshirjen e robotëve në ndërtimin e strukturës sferike, Arkitektët Melike Altınışık (MAA) planifikojnë të shfaqin potencialin e robotëve përpara hapjes së muzeut.

“Ndërtesa nuk do të ekspozojë vetëm robotë, por në të vërtetë do të përfaqësojë gjithçka nga dizajni, prodhimi deri te ndërtimi dhe shërbimet e robotëve,” tha arkitekti dhe themeluesi i MAA Melike Altınışık.”Muzeu i Shkencës Robot do të fillojë ekspozitën e tij të parë duke filluar nga ndërtimi i tij nga robotë.”Përdorimi i robotëve për të ndërtuar fasadën e Muzeut të Shkencave Robotike, shtoi studioja e arkitekturës, gjithashtu do të kursente kohë dhe para. Ekspozitat e ndërtimit do të fillojnë në vitin 2020 dhe muzeu i kompletuar do të hapë dyert e veta në vitin 2022.

Muzeu i Shkencës Robot është një nga disa muzeve që po ndërtohen si pjesë e rinovimit të zonës së Chang-dong të Seulit. Disa arkitektë po eksperimentojnë me potencialin e kursimit në kohë të ndërtimit robotik. Archi-Union Architects ndërtoi një qendër konferencash në Shangai për vetëm 100 ditë duke përdorur metoda të projektimit dhe ndërtimit përmes robotëve. MIT Neri Oxman dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një tufë robotësh që mund të ndërtojë me shpejtësi struktura të tubave me rezistencë të lartë duke mbështjellë filamente prej tekstil me fije qelqi rreth tyre.
