Aktuale
Kjo është drejtoresha e Kadastrës në Prishtinë

Në Komunën e Prishtinës ndërrohen disa drejtorë. Në krye të Drejtorisë së Kadastrit do të jetë, Valbona Osmani.
Ndryshime u bënë edhe në drejtorinë e Pronës që deri sot udhëhiqej nga Dren Kukaj. Me ndryshimet që ka bërë kryetari i Komunës së Prishtinës, ka vendosur që në vend të Kukaj të vihet ish-Drejtori i Inspeksionit Brahim Mehmetaj.
E në vend të këtij të fundit është emëruar ish-zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.
Drejtori kjo që është kërkuar nga vetë kryetari Ahmeti që të merret nën menaxhimin e partisë së tij.
“Tash kemi bërë disa ndryshime. Unë kam kërkuar që si pjesë e këtyre ndryshime të bëjmë edhe në koalicion, pra me ç’ras Drejtorinë e Inspeksionit dhe në të ardhmen drejtorinë e Arsimit, kam kërkuar që të kalojnë nën menaxhimin e PSD-së, dhe kemi rënë dakord që Brahim Mmehmetaj që ka qenë në drejtori të Inspeksionit të kaloj në drejtori të Pronës. Kurse Dreni që ka qenë vazhdon në drejtori të punës dhe mirëqenies sociale për shkak të projekteve që ka marrë për sipër, e që është banimi i përballueshëm që mendoj që duhet të jetë në drejtori të punës dhe mirëqenies sociale. Pra, atë e ka si prioritet që të kemi një fond të banesave, dhe për të strehuar të gjitha familjet që janë në nevojë. Drejtoresha Valbona që ka qenë aty kalon në drejtorinë e Kadastrës që ka qenë e zbrazët, kurse Adonis Tahiri kalon në drejtori të Inspeksionit”, tha Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu ka fol edhe për shkarkimin e Drjetorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Januz Salihaj. Shkarkimi i Salihajt thotë të jetë bërë me kërkesën e AAK-së.
Ahmeti para gazetarëve tha se kërkesën për shkarkimin e tij, partneri i koalicionit AAK e ka dorëzuar në nëntor të këtij viti, megjithëse thotë se me Salihajn kanë pasur marrëdhënie korrekte.
“Shkarkimi i Januz Salihajt është bërë me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Të cilën kërkesë e kanë dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar sepse supozohet që kanë pasur mospajtime, dhe mund të them që më nuk është drejtor i arsimit. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë korrekte, arsyeja kryesore sepse kanë kërkuar ata.
Deri në fund të javës, Ahmeti tha se iu mbetet që të emërojnë edhe dy drejtorë të ri, atë për Arsim dhe Kulturë, për të cilët u zotua se nuk do të jenë politike.
