Aktuale
Edicion i dytë i “SHARE Tirana 2019”, kjo është çmimorja e pjesëmarrjes

Edicioni i dytë i ngjarjes më të madhe arkitekturore në Shqipëri “SHARE Tirana 2019” do të mbahet me 28 shkurt, shkruan Ndërtimi.info.
Ky forum i organizuar nga SHARE Architects i cili mbahet në disa shtete të botës, në Tiranë do të sjellë mbi 25 folës kombëtarë dhe ndërkombëtarë të cilët do të shkëmbejnë njohuritë e tyre, të cilat shkojnë përtej bazave në arkitekturë, si dhe do të diskutojnë mbi tendencat dhe temat më interesante në industri.
Gjithë atë që do të ndodhë në këtë ngjarje të arkitekturës, media Ndërtimi.info do ta sjell, si partner medial i “SHARE Tirana 201”.
Këtë vit, ky edicioni do të ketë tri panele të ndryshme:
Tirana Nesër – Projekte me përmasa të mëdha
Arkitektura dhe fasadat
Leksion i posaçëm i vizitorëve
Ndër folësit në këtë konferencë janë Rainer Schmidts nga RainerSchmidnt Landscape Architects + Urban planners, Gokhan Avcioglu nga GAD, Mark Sutton Vane nga Suttan Vane Associates, Patrick Meijers nga Orange Architects, Mihael Desman nga Dans Studio, Tilemachos Andrianpoulous nga Tense, etj.
Aktiviteti do të zhvillohet në Hotel Plaza në Tiranë dhe synon të mbledhë mbi 350 arkitektë, arkitektë të peizazhit, projektues, dizajnues të ndriçimit, inxhinierë, urbanistë, zhvillues të pasurive të patundshme dhe kompani me zgjidhje inovative në fushën e ndërtimit, si dhe të tjerë profesionistë të profesioneve me orientim në arkitekturë.
Ju mund të regjistroheni për t’u bërë pjesë e aktivitetit këtu: https://bit.ly/2sHX9jS
Më poshtë gjeni çmimoren e biletave për të qenë pjesë e SHARE Tirana:
Biletë Standarde – 49 € (29 € për anëtarët e AAA dhe AAK) *
* Anëtarët e Shoqatës Shqiptare të Arkitektëve (AAA) dhe anëtarët e Shoqatës së Arkitektëve të Kosovës (AAK)
Bileta për studentë – 15 €
Vetëm për të rinjtë nën 30 vjeç. Paketa përmban të gjitha përfimitet nga Standard Ticket.
2 + 1 Bileta për studentë – 30 €
Biznes Ticket – 499 €
Përfshin aksesin në Leksionet e SHARE Tirana 2019 për 2 pjesëmarrës.
Vizitoni faqen zyrtare të biletave për SHARE Tirana për të mësuar më shumë për atë që është përfshirë në paketat e përmendura më lart.
