Në takim u diskutuan punët finale që janë duke u realizuar nga kompania “Bechtel & Enka” në territorin e Komunës së Kaçanikut, gjatë ndërtimit të autostradës Prishtinë- Shkup, dhe opsionet e mundshme për segmentin e rrugës së Gajres, raporton rtk.

Gjithashtu u bë e ditur se pas përfundimit të punimeve, të gjitha rrugët e dëmtuara nga kjo kompani do të rregullohen.