Aktuale
I pesëfishohet vlera shtëpisë ku ka lindur Hitleri, planifikohet të përdoret për bamirësi
Qeveria austriake duhet të paguajë pesë herë më shumë, se në vitin 2016 për shtëpinë ku ka lindur Hitleri. Vlerësimi i ri i pronës, u bë “duke marrë parasysh veçorinë kryesore, se ndërtesa ishte vendlindja e Adolf Hitlerit”.
Në vitin 2016 Qeveria kishte paguar vetëm 350 mijë dollar për këtë pronë. Kështu ka bërë të ditur Gjykata austriake e Qarkut, transmeton Ndërtimi.info.
Qeveria austriake ka në plan të përdorë ndërtesën si selinë e një bamirësie.
Pronarja aktuale e shtëpisë, Gerlinde Pommer, tash e një kohë ka kërkuar kompensim për humbjen e pronës së saj. Që nga viti 2011 ndërtesa kishte qenë e zbrazët pasi që ajo nuk kishte lejuar që as të dilte në shitje e as të rinovohej.

Përkundër njoftimeve se struktura do të shkatërrohej, zyrtarët vendosën të rimodelonin fasadën e pronës në vend të kësaj, për të eliminuar apelin e Pommerit se ky vend është i shenjtë për admiruesit e diktatorit nazist.
Adolf Hitler ka lindur më 20 prill 1889 në një qytet të vogël që është pjesë e kufirit austro-gjerman. Familja e tij u zhvendos në një adresë tjetër, vetëm pak javë pas lindjes së Hitlerit dhe u transferua në Passau, Gjermani, tre vjet më vonë.
Edhe pse këtë vend nuk kaloi shumë kohë aty, ndërtesa në rrugën Salzburger Vorstadt nr. 15. çdo herë mbeldhë turistë nga mbarë bota, që shkojnë për ta vizituar vendlindjen e Hitlerit./Ndërtimi.info/




