Aktuale
Bie nga 2 metra lartësi, lëndohet punëtori i ndërtimit

Një punëtor i ndërtimit në Ferizaj ka rënë nga një lartësi prej rreth 2 metrash. Rrëzimi i 34 vjeçarit me inicialet H.K ka ndodhur dje në rrugën “Azem Kaqiku”, bënë të ditur Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Gashi ka treguar për Ndërtimi.info se i lëndurari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Por, nuk janë dhënë detaje tjera rreth lëndimeve të 34 vjeçarit.
“Rasti ka ndodhë gjatë ditës së djeshme rreth orës 12 e 30, në Ferizaj, në rrugën Azem Kaqiku. Gjatë kryerjes së punëve, në një objekt në ndërtim e sipër, një punëtorë me inicialet H.K, i lindur në vitin 1985 ka rënë nga një lartësi afërsisht 2 metra është dërgu në Emergjencë në Ferizaj dhe pastaj e kanë dërgu për në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi.
Ndërkohë që sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur që në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe policia dhe Inspektori i Punës.
Ndërtimi.info ka kontaktuar dhe me Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Pavarur, Jusuf Azemi, të cilët nuk ishin në dijeni për rastin.
Ndërsa, kontakti më kryeinspektorin e Punës ka qenë i pa arritshëm.
Kujtojmë që vitin që vitin e kaluar (2018) në vendin e punës, për shkak të pasigurisë në punë kanë mbur jetën 23 persona prej tyre 12 në sektorin e ndërtimit.
Ashtu siç kishte raportuar Ndërtimi.info, disa kompani të cilave iu kishin vdekur punëtorët në vendin e punës ishin gjobitur.
Gjoba më e madhe kishte qenë në vlerë 10 mijë euro ndërsa ajo më e vogla ka qenë për rastin më tragjik atë të 17 vjeçarit, e për të cilën kompania, nga Inspektorati i Punës, është gjobitur me vetëm 2 mijë e 500 euro.
Pëveç humbjes së jetëve, në vendin e punës u lënduar edhe 99 punëtorë.
Në vitin 2017 në vendin e punës kishin vdekur 19 punëtorë dhe dhjetëra të tjerë ishin lënduar./Ndërtimi.info/
