Aktuale
Prishtina hap tender për adaptimin e çerdhes në Tophane

Komuna e Prishtinës ka hapur tender për punët përfundimtare për çerdhen në Tophane.
Për punët përfundimtare në këtë çerdhe, komuna ka parashikuar të jap 23 mijë e 604 euro, shkruan Ndërtimi.info
Sipas përshkrimit në çmimin njësi duhet të parashihet blerja, furnizimi, punimi/punimi i çdo materiali me pozicionin sipas projektit dhe testimi i materialeve para lëshuarës në punë. Sistemi i materialeve, pastrimi i punishtes nga mbeturinat gjatë dhe pas kryerjes së punimeve. Për të gjitha materialet dhe produktet ndërtimorë që përdoren, paraprakisht të ofrohen certifikatat mbi kualitetin e tyre të cekura në pozicion.
Materialet dhe produktet ndërtimore të përshkruara në pozicion, nuk duhet të ndryshohen apo zëvendësohen pa aprovimin e projektit.
Për arsye se ndërtesa do të ri konstruktohet për çerdhe ekzistuese, duhet të organizohet nga investitori si “vizitë lokacioni” për të gjithë ofertueset në mënyrë që paraprakisht të bëhen punët përgatitore dhe të vlerësohet situata në ndërtesë.
Në bazë të përshkrimit, duhet të bëhet hapja e derës në katin e parë (dalje nga rrëshqitësja) në kuadër të murit ekzistues që ka trashësi 30 centimetër. Dimensionet e derës duhet të jenë si në projektin e arkitekturës. Në kuadër të këtij pozicioni duhet të parashihet transportimi deri në deponinë e caktuar nga autoriteti komunal.
Ndërkaq, transporti, prerja dhe montimi i profileve metalike pas hapjeve të dyerve nga tullat të cilët duhet ë vendosen në formë të ramit të mbyllur të cilët saldohen në skaje me anët të tegelave. Cilësia e profileve metalike duhet të jetë S-235. Hapësira në mes të profileve metalike dhe mureve duhet ë mbushet me masë me bazë epoksidi në mënyrë që mos të ketë hapësirë në mes të profilit dhe tullave si dhe puna në mes të këtyre dy materialeve të jetë sa më uniformë. Hapja e dyerve duhet të bëhet në dy faza. Fillimisht duhet të prehet ½ e murit dhe të vendoset njëra pjesë e kornizës/ramit e pastaj në mënyrë të ngjashme duhet të vendoset edhe pjesa tjetër e ramit.
Sanimi i dritareve të dëmtuara.
Po ashtu do të bëhen punët e zdrukthëtarisë në të cilën parashihen përforcimi i mveshjes së radiatorëve me panele nga mediapan (MDF) t=1.8 centimetër, konstruksioni metalik dhe të gjitha punët nevojshme për kompletimin e këtij pozicion. Veç këtyre do të bëhet punët e qeramikës, punët e demolimit, gjeotekstilit, ngjyrosja e brendshme dhe punët e fasadës.
