Aktuale
Edhe një premtim për asfaltimin e rrugës në fshfatin Tërpezë

Në muajin maj të vitit 2018, ishte shkruar për rrugën “Lavdia e UÇK-së” në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë, e cila nuk ishte asfaltuar edhe përkundër kërkesës së banorëve.
Rruga “Lavdia e UÇK-së” në skaje të së cilës janë të ndërtuara rreth 13 shtëpi, është një rrugë publike rreth 300 metra e gjatë, e cila e lidh “Rrugën e UÇK-së” me “Rrugën e Kalasë” të fshatit Tërpezë.
“Me keqardhje e paraqes këtë rast por, na kanë nënçmuar shumë në këtë rrugë, vetëm një herë është investuar 2 kamiona zhavorr, kemi bërë kërkesë dhe peticion, rruga ka qenë në sistem (për me u asfaltu), kurse tash e kishin heqë prej sistemit”, kishte thënë Agim Emini për KALLXO.com në mujin maj.
Komuna e Vitisë kishte deklaruar se asfaltimi i rrugës “Lavdia e UÇK-së” nuk ishte në plan për t`u asfaltuar në vitin 2018 por që ishte në plan për vitin 2019.
“Kjo rrugë planifikohet të asfaltohet në vitin 2019 kur edhe do të hapen procedurat e prokurimit”, përfundon përgjigja e komunës së Vitisë.
Në vitin 2019, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Vitisë për t’i pyetur nëse kjo rrugë do të asfaltohet siç ishte premtuar në muajin maj nga kjo Komunë.
Sipas tij, asfaltimi i rrugës “Lavdia e UÇK-së” në fshatin Tërpezë është përfshirë në projektin “Asfaltimi i rrugëve rurale”, i cili do t’i kushtojë Komunës 406 mijë euro.
“Besojmë diku nga muaji maj – qershor 2019”, ka thënë Rama në lidhje me kohën e realizimit të këtij projekti.
