Connect with us

Aktuale

Shumë shpejt Kosova do të bëhet me Qendër për Astronomi [video animacion]

Published

on

Në një periudhë kohore prej 4 muajsh, Kosova synon të bëhet me Observatorin dhe Planetariumin e parë falë amandamentit të propozuar në Kuvendin e Kosovës, i cili mori përkrahjen e të gjithë deputetëve të tjerë.

Pranvera Hyseni, drejtuese e organizatës Astronomy Outreach of Kosovo po e cilëson si një “derë e re drejt Universit” për vendin tonë. Për këtë ajo ka folur për Ndërtimi.info, duke treguar në detaje se çfarë do të thotë ndërtimi i këtij Observatori dhe Planetariumi në Kosovë.

Për shumë vite me radhë, organizata jonë e Astronomisë ‘Astronomy Outreach of Kosovo’ ka synuar të ndërtojë një pike vëzhguese, nga e cila do të mund të kryenim vëzhgime qiellore të njëpasnjëshme. Ndërtimi i Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, ka qenë ëndërr e jona prej shumë kohësh. Padyshim, kjo për organizatën tonë nuk ka qenë e lehtë të arrihet pa pasur përkrahje financiare. Përpjekjet tona për popullarizimin e Astronomisë përgjatë gjithë këtyre viteve, më në fund u shpërblyen nga Kuvendi Kosovës. Kjo është mirëpritur me knaqësi të madhe nga organizata jonë dhe e vlersojmë lartë aprovimin e tij”, ka thënë Hyseni.

Projekti po synohet të ndërtohet në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes, ku organizatës i është dhënë donacion një parcelë nga Profesori i Astronomisë dhe bashkëthemeluesi i organizatës, Milaim Rushiti.

Sipas Hysenit, ndërtimi i Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, do t’i mundësonte të gjitha shkollave të Kosovës t’i sjellin nxënësit për të mësuar rreth shkencës së Astronomisë si dhe për të vëzhguar me teleskopët të cilët do të jenë në dispozicion. Ata gjithashtu do të kenë rastin të zhvillojnë eksperimente të ndryshme në fushën e Fizikës, Gjeologjisë, Kimisë etj.

Ky projekt arrin një vlerë mbi 200 mijë euro, shumë kjo e cila përfshinë vetëm konstruktin, pa pajisje. Dizajni i projektit të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, në kuadër të projekt-ligjit për Buxhet dhe Financa, është kryer nga arkitektë profesionistë të studios “Proarchitecture” dhe financohet nga Ariani Company.

Pranvera Hyseni

“Dizajni është kryer padyshim, gjithmonë duke pranuar këshilla nga inxhinierë dhe ekspertë ndërkombëtarë, pasiqë në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë një qendër si kjo”, shton Hyseni.

Ajo më tej ka shpjeguar në detaje dizajnin e tij: “Objekti arrinë madhësinë prej 290 metra katrorë, dhe përbëhet nga dy kupola. Kupola e parë paraqet Planetariumin, i cili ka diametër 9 metra, brenda të cilit do të vendoset një projektor i sofistikuar. Ndërsa, kupola tjetër me diametër 6 metra, paraqet Observatorin, por dallimi mes tyre është se kupola 6 metërshe është e lëvizëshme 360 shkallë dhe mund të hapet për të mundësuar vëzhgimin e trupave qiellor, përmes teleskopit 14 inç që do të instalohet brenda tij. Ky objekt gjithashtu do të ketë sallën e konferencave, dhomën e operimit, dhomën punuese etj”, tregon ajo.

Astronomy Outreach of Kosovao planifikon të fillojë ndërtimin e Observatorit gjatë muajit Mars, me shpresë që të përfundohet brenda një periudhe të shkurtë kohore, rreth dy-tre muaj.

“Kjo qendër do t’i mundësoj organizatës sonë të kyçet në programet hulumtuese dhe të jap kontribut në vëzhgimet qiellore, duke siguruar të dhëna nga pajisjet optike të instaluara në observator. Menjëherë pas përfundimit të ndërtimit, ne do të fillojmë programin për vëzhgimin e yjeve variabël, supernovave, yjeve të dyfishtë, asteroidëve, kometave etj. Këto do të jenë ndër programet e para, të cilat do të bëhen të realizueshme për t’u vëzhguar nga qielli i Kosovës, e më pas të dhënat do të dërgohen tek institucionet përkatëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të analizohen më tutje nga ekspertë të fushës”, shprehet Hyseni.

Organizata tanimë zotëron një numër të madh pajisjesh optike, të cilat ata i kanë shfrytëzuar maksimalisht për të realizuar aktivitete në shkolla dhe hapësira publike të Kosovës, me qëllim të popullarizimit të Astronomisë në vendin tonë. Sidoqoftë, së fundi atyre i’u është ofruar edhe një donacion:

Organizatës sonë i’u është ofruar donacion një teleskop me aparaturë 14 inç, që i takon llojit ‘Schmidt-Cassegrain’, nga kompania prodhuese e teleskopëve me famë botërore ‘Celestron’. Ky teleskop do të instalohet brenda observatorit dhe do të mundësoj pamje të mahnitshme të trupave qiellor, madje edhe të objekteve të zbehta, të cilat nuk kemi arritur t’i shohim me teleskopët e më hershëm. Stafi jonë gjithashtu ka siguruar një projektor nga SHBA-të, i cili do të vendoset brenda Planetariumit, për të mundësuar projektimin e kupës qiellore në kupolën e objektit”, tha Hyseni.

Observatori dhe Planetariumi i parë në Kosovë pas ndërtimit, gdo të jetë i hapur gjithashtu edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending