Arkitekturë
Ndërtesat më të bukura që do të hapen në 2017-ën
Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë një viti, veçanërisht në botën gjithnjë e në zhvillim të arkitekturës. Në këtë artikull do you flasim për 13 ndërtesat më të bukura që pritet të hapen në 2017.
Ato janë:
1. Stacioni hekurudhor Napoli Afragola
Ai u dizenjua në 4 Nëntor 2003 nga Zaha Hadid dhe ndërtimi i tij ka marrë 15 vjet për shkak të disa vonesave. Treni i shpejtësisë së lartë do të lidhë Romën me Napolin. Ai ka një sipërfaqe rreth 30,000 metër kator dhe dizajni i tij përfshin hapësira publike, shëtitore, shumë dritë natyrale etj.
2. Louvre Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe
Ai ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2012, por më pas u shty për në 2017. Muzeu u dizenjua nga studioja arkitektonike Ateliers Jean Nouvel ndërtimi i tij kushtoi 653 milion dollarë.
3. LEGO House, Billund, Danimarkë
‘LEGO House’ përbëhet nga 8500 metër katror mbi tokë dhe 3.400 m katror bazament. Ajo është e lartë 23 metër. Ajo do ofrojë shesh publik, një shesh lojërash, kafene dhe sigurisht një dyqan LEGO.
4. Muzeu Zeitz i Artit Bashkëkohor në Afrikë
Zeitz MOCAA është institucion kulturor publik jo fitimprurës. Ai do të hapet më 23 shtator 2017. Muzeumi do të shtrihet në një sipërfaqe 9290 metër katror duke e bërë një nga muzeumet më të mëdha të hapura ndonjëherë në Afrikë.
5. Kompleksi në fshatin malor Haungshan, Kinë
Ndërtimi i këtij kompleksi është frymëzuar nga shtresat topografike të peisazhit. I planifikuar për të përfunduar në vitin 2014, ai përfshin 700 apartamente, një hotel dhe objekte të tjera për komuniktetin.
6. Silo, Kopenhagen
Firma daneze COBE ka zbuluar planet për transformimin e një ndërtese 17-katëshe. Struktura industriale ekzistuese, e cila ka një lartësi rreth 62 metra do të konvertohet në një ndërtesë të banueshme, me funksione publike.
7. Qendra e Artit, Pekin
Ajo u dizenjua nga studioja e arkitekturës Buro Ole Scheeren dhe ka një sipërfaqe 6, 319 metër katror. Struktura nuk do të jetë vetëm në funksion të artit, pasi ajo do të përfshijë disa restorante, një hotel me 120 dhoma dhe objektet arsimore.
8. Muzeu Yves Saint Laurent, Marrakech
Kushtuar punës së projektuesit francez të modës, muzeu i ri ‘Yves Saint Laurent Marrakech (mYSLm) do të hapet në vjeshtë 2017-ës. Ky institucion do të përmbajë 5000 artikuj veshjesh, dhjetëra mijëra skica dhe objekte të ndryshme,të cilat aktualisht arkivohen në Paris.
9. Muzeu bunker Blavand, Danimarkë
Bjarke Ingels Group ka transformuar një ish-bunker gjerman të Luftës së Dytë Botërore në një muze me sipërfaqe muzeu 2,500 metër katror. Ai përfshin katër institucione të pavarura: një muze bunker, një muze amber (ngjrë floriri), një muze historik dhe një galeri të veçantë për ekspozita.
10. Qendra Botin, Spanjë
Qendra Botin është një hapësirë e re për artin, kulturën dhe aktivitetet e ndryshme të Fondacionit Botin. Ajo do të ndërtohet në Jardines de Pereda, në veri-perëndim të Spanjës.
11. Muzeu i artit modern dhe bashkëkohor në Xhakartë
Muzeu është planifikuar të hapet në fillim të vitit 2017, me një sipërfaqe 4000 metra katror në Kebon Jeruk, në Xhakartën perëndimore. Ai u dizenjua nga firma arkitektonike me bazë në Londër MET Studio Design Ltd. Muzeu do të përfshijë galeri për ekspozita, kafene, restorant, dyqan me pakicë, një zonë e caktuar vetëm për arsim etj.
12. Ura e xhamit në Kinë
Ajo u dizenjua nga firma Izraelite Haim Dotan. Ajo është e përbërë nga panele xhami dhe mund të mbajë deri në 800 vizitorë njëkohësisht. Për herë të parë u hap në gusht 2016, por pati disa dëmtime për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të vizitorëve. Kur të rihapet përsëri në vitin 2017, ajo do të bëhet struktura prej xhami më e gjatë në botë.
13. 520 West 28th Street, Nju Jork
Ajo u dizenjua nga Zaha Hadid dhe është një ndërtesë me 11 kate. Një apartament këtu thuhet se do të kushtojë 50 milion dollarë.