Featured
Librari të mëdha apo të vogla: një zgjidhje për shumë ambiente

Të gjithanshme dhe të zhvilluara, libraritë janë një sintezë perfekte midis funksionalitetit dhe estetikës. Llojet e ndryshme të cilat ekzistojnë në treg, janë në gjendje që të kënaqin çdo nevojë të personalizimit të hapësirës.
Libraritë e mëdha komunikojnë shumë mbi personalitetin e kujt banon në shtëpi, por kush nuk ka hapësirë mund të shprehë pasionin për libra dhe origjinalitetin duke bërë zgjidhje alternative.
Libraritë mund të veshin totalisht murin ose të ndajnë një ambient në dy pjesë duke krijuar hapësira shtesë. Kur kanë madhësi të mesme, libraritë mund të kenë forma të ndryshme duke luajtur me design-in për ta bërë sa më origjinal dhe tërheqës, si modelet totem që vendosen në mes të dhomës, ose për të krijuar një kënd leximi apo qetësie.
Të hapura apo të mbyllura, më xham për të mbrojtur librat nga pluhurat, libraritë mund të personalizohen dhe në finitura dhe madhësi, falë disa distributorëve të cilët kanë menduar dhe për prodhimin e librarive me porosi.
Nëse nuk keni mundësi që të keni një librari të mirëfilltë, mund ta krijoni atë me anë të rafteve të cilat duhet të kenë një lartësi prej 60 cm në mënyrë që të keni mundësi të vendosni dhe librat e mëdhenj të cilët në mënyrë alternative mund të vendosen dhe horizontalisht. Përsa i përket gjerësisë ajo duhet të jetë nga 25 deri në 35 cm ndërsa për librat e vegjël mjafton dhe një hapësirë prej 15 cm. Të dhënat i keni, tani shfrytëzoni hapësirën dhe fantazinë.
