Featured
Kërkohen qiramarrës për lokalet pranë Katedrales
Për marrjen në shfrytëzim të lokaleve në Lagjen Pejton, rruga “Perandori Justinian”, është hapur konkursi, kështu bënë të ditur Ndërmarrja Publike Banesore.
Projekti për rrëzimin dhe ndërtimin e lokaleve të reja te Katedralja në kryeqytet ka zgjatur më shumë se gjashtë vite, megjithëse për një kohë të gjatë lokalet ishin të gatshme por qëndronin të zbrazëta.
Periudha e Qiradhënies në këtë pjesë siç njofton Ndërmarrja Publike Banesore është për 1 vit me mundësi vazhdimi.
“Qiramarrësi është i obliguar që para nënshkrimit të kontratës me qiradhënësin, të bëjë sigurimin e kontratës së qirasë për gjashtë muaj më gjatë se vetë kontrata, në shumë pret tri qirave mujore neto”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ata kanë njoftuar gjithashtu se në këto lokale, nuk lejohen intervenime.







