Connect with us

Featured

Kështu dukej objekti i barnatores së parë në Prishtinë

Published

on

Prishtina ka pasur barnatore edhe para 70 viteve. Mund të jetë ndërtuar edhe më herët, por fotografia mendohet që është bërë rreth viteve të dyzeta. Një godinë dy kateshe me një mbishkrim në gjuhën serbe sipër saj, që tregonte që aty shiteshin ilaçe është publikuar nga nostalgjikët e Prishtinës së vjetër.

Fotografia e vjetër është e përpunuar nga Ismail Krasniqi dhe është postuar në rrjetin social facebook në faqen ‘Prishtinalia’, transmeton lajmi.net.

Sipas komentuesve, mendohet që ajo ka qenë barnatorja e vetme në atë kohë në Prishtinë dhe lokacioni i sajë ka qenë rreth objektit të sotëm të Komunës së Prishtinës.

“Më kujtohet shumë mirë kjo barnatore, keni bërë mirë që keni postu, është një nostalgji për Prishtinalite e vjetër… e mbaj në mend që nga fëmijëria, barnatore tjetër s’ ka pas në atë kohe. Edhe lokacionin e mbaj mirë në mend, ka qenë ne anën e majtë te shkalleve qe zbresin (bash te semafori balle Çarshi Xhamisë) me shku te “trekëndëshi”, tani aty është një pjese gjelbërim, pastaj Kuvendi, ndërsa Komuna është ne te djathte te shkalleve”, thotë njëra prej komentuesve më të vjetra duke përshkruar fotografinë.

“Në të majtë të barnatores vetëm disa metra larg, ka qene një librari…rruga pastaj ka vazhduar dhe është lidhur me Çarshinë e Vjetër, që ka qenë krejt në afërsi te barnatores. Ndërsa në anën e djathtë të barnatores kanë qene një varg dyqanesh te zejeve te ndryshme..sa me kujtohet, kryesisht rrobaqepësie. Atëherë, rruga qe vinte nga Germia, vazhdonte ne anën e djathte te barnatores, gati përskaj dyqaneve dhe vazhdonte drejt Divanjollit (rruge e popullarizuar në atë kohe) për të përfunduar ne Dragodan (sot Arbëri)”, vazhdon tutje përshkrimin e sajë zonja në moshe nga Prishtina.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending