Por pasi mori vetëm 310 000 euro për pronën, Gerlinde Pommer vendosi ta ankimojë në gjykatë këtë vlerë dhe ka fituar të drejtën që të dëmshpërblehet me 1,5 milionë euro, pasi kaq është gjykuar të jetë vlera e pronës.

Vendimi i jep fund betejës që vazhdonte prej disa vitesh mes zonjës Pommer dhe autoriteteve austriake.

 

Diktatori nazist ka lindur në këtë shtëpi më 20 prill 1899, thuajse 25 vjet pasi ajo u ble nga gjyshërit e zonjës Pommer në vitin 1913. Në vitin 1938 ata u detyruan që t’ia shisnin shtëpinë sekretarit personal të Hitlerit, Martin Bormann, por në përfundim të Luftës II Botërore mamaja e zonjës Pommer e mori mbrapsht pronën e saj.

Në vitin 1972, qeveria austriake, përmes një marrëveshjeje me familjen Pommer e ktheu shtëpinë në një qendër për personat me aftësi të kufizuara, por ajo u prish në vitin 2011 kur zonja Pommer refuzoi të lejonte të kryheshin punime./a2news/