Aktuale
Stamboll: Tre persona të vdekur, pas shembjes së ndërtesës tetëkatëshe

Tre persona mbetën të vdekur, pas shembjes së djeshme të një ndërteseje tetëkatëshe rezidenciale, në qytetin turk të Stambollit.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë edhe sot për të mbijetuar.
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya u tha gazetarëve se në këtë bllok banonin 43 persona, në 14 apartamente, por, tri katet e larta të këtij objekti ishi ndërtuar në mënyrë të paligjshme, transmeton Ndërtimi.info.
Punonjësit e shpëtimit tërhoqën të paktën 12 persona [duke përfshirë një djalë nëntë vjeçar] nga rrënojat dhe po punojnë për të nxjerrë edhe shumë persona të tjerë që mbetën të bllokuar.
Ish kryeministri Binali Yildirim u tha gazetarëve se ekipet e shpëtimit kanë kontaktuar me katër persona të tjerë, që gjenden akoma brenda rrënojave.
Guvernatori Yerlikaya u shpreh se operacioni nuk do të ndalet derisa të përfundojë në tërësi.
“Ne do të punojmë pa ndërprerje derisa operacioni i kërkim-shpëtimit të përfundojë në tërësi. Lutjet tona janë me vëllezërit dhe motrat tona që janë brenda. Shpresa jonë është që t’i nxjerrim ata shëndosh e mirë”, deklaroi Yerlikaya, në një prononcim.
Akoma nuk është e qartë se cfarë mund të ketë shkaktuar rënien e objektit 27 vjeçar, të lagjes Kartal, që ndodhet në anën aziatike të qytetit.
Ndërtesat fqinje janw evakuuar, për të parandaluar ndonjë tjetër tragjedi, teksa nga zyra kryesore e prokurorisë u bë e ditur se ka nisur një hetim për rastin./Ndërtimi.info/
