Arkitekturë
Si të ricikloni materialet e vjetra e të mobiloni shtëpinë

E keni idenë se sa na ndihmon teknologjia në ditët e sotme në llojet e materiale që përdorim për të mobiluar shtëpinë tone ? Per shembull materialet që njëherë e një kohë i konsideronim të varfëra sot mund të jenë një resurs i rëndësishëm dhe argëtues nëse kombinohen me materiale klasike.
Druri është padyshim materiali më klasik por sot mund ta imagjinojmë dhe me më pak dramë ose më shumë minimal. Një mobilje të vjetër që kemi ndoshta në magazinë mund ta kombinojmë shumë mirë me karrige plastike, akoma më mirë nëse këto karrige kanë pak ngjyrë ose kanë ngjyra të ndryshme nga njëra tjetra.
Një tjetër fakt për t’u permendur është padyshim ndryshimi që ka pësuar bota e qeramikës. Qeramika deri para disa vitesh ishte ajo pllaka e vogël, e zakonshme me ngjyrë bojëqielli pak e trishtë pothuasje me efekt spitali. Sot nga ana tjetër qeramikën e gjejmë të pozicionuar në shumë ambiente si në zonën e ditës, në një faqë muri e gjejmë në tavan por dhe në dysheme duke imituar drurin, funksionale sidomos për gratë që kujdesen për shtëpinë.
E çfarë të themi për PVC ? Do mendoni që jemi çmendur sepse ky material përdoret vetëm nëpër palestra apo qëndra sportive. Jo nuk jemi çmendur sepse sot falë zhvillimit teknologjik, PVC mund të jetë një material shumë interesant nga ana estetike me printe dhe stampa, nga ana funskionale i gjithanshëm dhe i përshtatshmë në zgjidhje të ndryshme. Pastaj mos të harrojmë që ka përbërje vinili që e bën të riciklueshëm dhe termoizolues. Kur të ecni në dimër pa çorape nuk do të keni ftohtë, përkundrazi do t do të ndjeni kënaqësi. E fundit por jo më pak e rëndësishme çmimi i cili nuk është i kripur dhe i përshtatet të ardhurave të të gjithëve .
Mobilimi me materiale të reja dhe të vjetra
1. Mobilje e vjetër druri modernizohet nëse kombinohet me karrige plastike më ngjyra
2. Materiale të reja qeramike
3. PVC moderne, shtresë vinili e riciklueshme
