Aktuale
Pse printimi 3D po diskutohet aq shumë në arkitekturë?

Kohë më parë rreth shekullit të XV-të, kur Johannes Gutenberg krijoi makinën e parë të shtypit, njjerëzit u mrekulluan me teknologjinë e re revolucionare.
Jo shumë kohë më parë, pikërisht në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, u zhvilluan printerët me ngjyrë dhe laser. Që nga atëherë printerët janë bërë mjaft të zakonshëm, njëherësh janë bërë edhe më të vegjël, më të shpejtë e më të lirë. Tashmë nuk i përkasin vetëm shtëpive botuse e institucioneve të mëdha, por të gjithve. Pothuajse çdo vend i punës apo çdo familje është e pajisur me nga një printer.
Pasi printerët 2D pushtuan botën tashmë ka ardhur koha për të kaluar në një tjetër nivel, në printerët 3D.
Çfarë është printimi 3D?
Printimi 3D është një nga risitë më të fundit në fushën e printimit dhe saktësisht bën atë që thotë; printon në format 3D.
Pse printimi 3D po diskutohet aq shumë në arkitekturë?
Printerët 3D shtypin një shtresë mbi tjetrën duke krijuar një dimension të tretë për vizatimet 2D, në ekranin e kompjuterit.
Printerët 3D u zbuluan së pari në vitet 1980 dhe që atëherë shpikësit kanë futur teknika të reja për shtypjen dhe përdorimin e materialeve të ndryshme, për të marrë produkte optimale.
Për çfarë përdoret printimi 3D?
Shtypi 3D ka një gamë të gjerë përdorimi në të gjitha fushat. Për shembull, mund të përdoret në industrinë ushqimore, për qëllime mjekësore, e shumë qëllime tjera.
Pse printimi 3D po diskutohet aq shumë në arkitekturë?
Printimet 3D kanë përdorim të gjerë në fushën e modës dhe dizajnit, në industrinë e veshjes, megjithatë ajo që na intereson më së shumti është se pse janë përhapur aq shumë në arkitekturë dhe në ndërtim.
- Arkitektët tani mund të krijojnë modele të cilësisë së lartë, shumë më shpejt dhe me më pak përpjekje. Ata mund të paraqesin me fleksibilitet dizajnet dhe idetë e tyre duke përdorur një gamë të gjerë materialesh.
- Disa pjesë ndërtimi mund të shtypen në 3D dhe të përdoren në ndërtim.
- Firmat dhe projektues të njohur kanë ndërtuar pavijonet dhe strukturat e vogla duke përdorur teknologjinë 3D-Printing.
- Disa kompani kanë tentuar madje të shtypin të gjitha ndërtesat 3D, korporata kineze e inxhinierisë WinSun është një nga këto praktika të guximshme. Ekspertët pretendojnë se këto printime janë të sigurta dhe të besueshme./Ndërtimi.info/
