Aktuale
Premtimet maratonike të Qeverisë për asfaltimit e rrugës në fshatin Tërn të Ferizjat
Banorëve të fshatit Tërn të Ferizajt qysh në prillin e vitit të kaluar (2018) iu ishte premtuar asfaltimi i 3.5 kilometra rrugë. Ata edhe protestuan për mos përmbushjen e këtij premtimi nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit porit (MIT), por një gjë e tillë nuk rezultoi me përmbushjen e kërkesës së tyre.
Në vizitën që iu bë banorëve atje, bashkë me ministrin e MIT-së, Pal Lekaj, ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, që vie nga radhët e AKR’së, Labinot Tahiri.
Megjithëkëtë, banorët e asaj ane edhe sot kanë rrugën e paasfaltuar.
Ndërsa, në paraditen e sotme, Deputeti i Kuvendi, Labinot Tahiri, u prit në vizitë nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Në këtë takim përveç temave që kishin të bëjnë me zhvillimet aktuale u bisedua edhe për ngecjen e ngecjen e punimeve në rrugën e fshatit Tërn të Ferizajt.
Sipas njoftimit të Haradinajt thuhet të jenë dakorduar për dinamizmin e punëve për këtë projekt dhe se punët të përfundojnë në një afat optimal.
“Me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, veçmas për ngecjet e punimeve në rrugën e fshatit Tërn në Ferizaj. Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal”, ka shkruar Haradinaj.




