Arkitekturë
Çfarë duhet të keni parasysh para se të arredoni një kuzhinë në stilin “ishull”

Është nga tendencat më të fundit përsa i përket interpretimit të mobilimit dhe të shtëpisë.
Shpesh herë jemi dëshmitarë të një revolucioni të hapësirës private, i cili tashme shihet si një vend i sigurte ku të gjejme ekuilibrin , qetësinë dhe sigurinë.
Vendosja e mobiljeve
Për te krijuar një ambient të ngrohtë dhe të dashur, çdo element duhet të jetë në vendin e duhur për të dhënë pikërisht atë ndjesinë e përqafimit. Pa hequr dorë nga hapësirat e domosdoshme për funksionet e ndryshme që ka kuzhina, vendosja e mobiljeve mund të ndihmojë të marrim këtë ndjesi. Vendosja e tavolinës së bukës në qëndër na ndihmon që të ndjejmë këtë gjë, pikërisht mes mobiljeve.
Ndriçimi
Ndriçimi ka një rol esencial në krijimin e atmosferës intime. Duke pasur parasysh që në çdo kuzhinë është gjithmone shumë e rëndësishme të kesh dritare të mëdha për ndriçim natyral, ndriçimin artificial duhet ta përdorim që të sjellim dritë në ato kënde ku mungon. Në zonën e gatimit mund të vendosim disa llampa halogjene, lëvizëse në mënyrë që të kemi sasinë e duhur të dritës në zonën që përdorim më shumë. Për pjesën e tavolinës së bukës duhet të zgjedhim një llampë varëse e cila përqëndron dritën në një hapësirë të caktuar.
Finiturat
Të gjithë këtë atmosferë që tentojmë të krijojmë mund ta ndihmojme dhe me ngjyrat apo materialet e përdorura për finiturat. Këshilla kryesore është që të përdorim materiale që estetikisht janë të plota. Është më mirë të zgjedhim tonet pastel të cilat kombinohen shumë bukur më qeramikën, një nga matërialet më adapte për për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.
