Aktuale
Demi: Pal Lekaj po shpërblen zëvëndësministrit në autostradën e Gjilanit

Dje u raportua se kompania e djalit të zëvendësministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriu bën furnizimin me beton për autostradën Prishtinë – Gjilan. Në lidhje me këtë ka reaguar Agron Demi nga Instituti GAP.
Demi ka thënë se ministri i Infrastrukturës po shpërblen me punë këtë kompani, derisa ndër të tjera ka përmendur penalltinë ndaj “Bechtel & Enka”.
“Pal Lekaj në Ministrinë e Infrastrukturës i dhuroi 53 milionë euro Bechetl&Enka në emër të vonesave, kurse nuk po penalizohet kjo kompani kur ka kalu mbi një muaj afati kur është dashur të përfundohet autostrada. Po Ministria e Lekajt po e vazhdon monopolin në homologim, po shpërblen me punë kompaninë e zëvendësministrit në autostradën e Gjilanit, po mban mbyllur kontratat e autostradave në kundërshtim me vendimet e gjykatave”, ka shkruar ai në facebook.
Reagimi i tij ka ardhur edhe pas shkarkimit të ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo.
Postimi i plotë:
Rikalo nuk e kishte vendin në ministri, për shkak të keqpërdorimeve milonëshe me buxhetin e shtetit. Por keqpërdorimet e Rikalos nuk janë hiq më të veçanta se sa të anëtarëve tjerë të kësaj Qeverie.
Pal Lekaj në Ministrinë e Infrastrukturës i dhuroi 53 milionë euro Bechetl&Enka në emër të vonesave, kurse nuk po penalizohet kjo kompani kur ka kalu mbi një muaj afati kur është dashur të përfundohet autostrada. Po Ministria e Lekajt po e vazhdon monopolin në homologim, po shpërblen me punë kompaninë e zëvendësministrit në autostradën e Gjilanit, po mban mbyllur kontratat e autostradave në kundërshtim me vendimet e gjykatave…
Hiq ma i mirë se Rikalo nuk është ministri i MASHT, Bytyqi, i cili e ka politizu në tërësi këtë ministri dhe ka keqpërdorur me buxhet të ministrisë në dhjetra raste.
Hiq ma i mirë nuk është Behgjet Pacolli në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili e ka shndërru ministrinë në produksion skandalesh diplomatike dhe po e rrënon edhe më tej shërbimin diplomatik.
Kjo Qeveri ka me vaxhdu me pas ministër Besim Beqajn e “Prontos”, shkatërruesin e PTK e përgjegjësin kryesor për faljen e katër hidrocentraleve.
E mos të flasim për shefin e kësaj Qeverie, lista e skandaleve e keqpërdorimeve të të cilit nuk ka fund.
Andaj, me reduktu të keqen e kësaj Qeverie vetëm në Rikalon dhe me deklaru fitore shkarkimin e tij është manipulim i paturpshëm dhe amnestim i krejt të keqpërdorimeve tjere të kësaj Qeverie.
