Arkitekturë
Filozofia e arredimit oriental, çfarë zgjedhjesh duhet të bëni që çdo ambient

Feng Shui mund të klasifikohet si doktrinë orientale e cila shërben për të definuar kushtet e mira në mënyrë që ambientet e punës dhe të shtëpisë të jenë të harmoni të plotë. Në përdorim të gjerë në shumë vendë ne Azi, në viset tona erdhi më vonë si filozofi duke nxitur kuriozitet dhe debat.
Nëse duam te respektojmë filozofinë Feng Shui duhet të kemi parasysh pikat kardinale, Jugun dhe Veriun gjithashtu duhet që të gjitha këto të aplikohen që në fillim të ndërtimit të shtëpisë. Çdo drejtim është i lidhur me një aspekt specific të jetës njerëzore.
Zgjidh ngjyrën e duhur
T’i japësh një identitet kromatik mureve është një nga lëvizjet më të rëndësishme të Feng Shui-t. Hapësirat e përbashkëta si zona living ose zona e drekës, duhet të mbushen me energji yang, për të favorizuar socializimin.
Dhoma e gjumit
Koka e krevatit duhet të jetë e lidhur me krevatin i cili duhet të jetë të paktën 45 cm larg tokës. Muret duhet të kenë ngjyra të errëta dhe drita jo shumë të forta. Dera e kësa dhomë nuk duhet të jetë parallel me derën e tualetit apo kuzhinës.
Kuzhina
Vendosja e elementëve bazë ka një rol shumë të rëndësishëm në kuzhinë. Për shembull plani i gatimit duhet të vendoset në jug. Në tavolinë mos përdorni pjata apo pjatanza të cilat jane të vjetruara apo të prishura.
Në zyrë
Ekziston një pozite e mirë për të punuar dhe për të qenë të qetë dhe në punë. Muri duhet të ndodhet mbas shpatullave tuaja, ndërsa dritarja para syve tuaj. Mbas shpatullave duhet gjithashtu të evitoni një librari ose derë. Kini parasysh që libraritë duhet të jenë të mbyllura, në mënyrë që të mos ketë shpëndarje energjie. Shumë pozitive është prezenca e luleve apo bimëve në jug apo në lindje të dhomës.
Në sallon
Në zonën living, e cila është pjesa më e jetuar e shtëpisë, duhet të kemi kujdes për divanin dhe kolltuqet që duhet të kenë mbështetëse dhe të jenë sa më komodë. Më pak i favorizuar nga Feng Shui është divani në formë L-je.
Korridori
E bardha është ngjyra më e preferuar nëse do lyejmë korridore të gjata. Kjo është një zgjidhje e cila nuk lejon energjinë negative të qëndrojë gjatë në një ambient.
Fotot familjare
Feng Shui I aplikuar në arredim jep këshilla dhe për vendosjen e fotove familjare. Fotografitë ose pikturat duhet të përfshijnë të gjithë anëtarët e familjes në një moment gëzimi të përbashkët. Mundohuni të zgjidhni një mur i cili ndodhet në jug-perëndim të shtëpisë.
Po pasqyrat ?
Feng Shui kujdeset dhe për vendodhjen e pasqyrave, të cilat nuk duhet të ndodhen në dhomën e gjumit. Pasqyrat nuk duhet të vendosen përballë derës së hyrjes sepse në këtë mënyrë kemi shpëndarje energjie. I themi po pasqyrave të mëdha, të rëndësishme për të rivitalizuar hyrjen dhe dhomave me hapësira modeste.
Kujdes me derën kryesore
Kujdes me derën kryesore, sepse hyrja kryesore kërkon specifika të veçanta. Nuk duhet të ndodhet përballë një shkalle, një kolone, ose një pasqyre apo tualeti. Ndërkohë dera e hyrjes duhet të jetë e kuqe nëse ndodhet në jug, blu nëse është në veri, e bardhë nëse është në perëndim dhe e gjelbërt nëse është në lindje.
Bima e duhur në hyrje
Kush është ai që nuk dëshiron fat dhe zhvillim për familjen e vet ? Për filozofinë Feng Shui nja nga strategjitë që duhet përdorur është vendosja e limonit apo portokallëve në hyrje.
