Arkitekturë
Kjo është arkitektura e shtëpive tradicionale shqiptare
Arkitektura e shtepive është konsideruar si një nga reflektimet më të thella e të rëndësishme të kulturës.
Njëkohësisht ashtu si në çdo vend tjeter dhe në Shqipëri, arkitektura e aplikuar ka qenë e kushtëzuar jo vetem nga kushtet e vendodhjes se vendit apo kushteve klimatike por edhe asaj të kulturës dhe traditës shqiptare. Disponimi i materialeve, influencat e jashtme dhe e brendshme, si pushtimet dhe kulturat e sjella nga perandoria Ottomane, apo influncat evropiane të importuara nga periudha italiane dhe Gjermane, statusi i banoreve të vendit etj.
Në arkitekturën e ndërtimeve qytetare Shqiptare banesat rezidenciale apo të strehimit zënë një rol të rëndësishëm në aspektin arkitektonik në të gjitha trevat e ballkanit të banuar nga shqiptarët. Banesat shqitare dallohen për tipologjitë e tyre të larmishme e të pasura si ato qytetare dhe ato fshatare. Zhvillimi më i fuqishëm i banesave të strehimit ishte gjatë shekulit 18-19.
Meqënëse është e veshtire të ilustrohen të gjitha llojet të ndërtesave popullore shqiptare, një klasifikim i përgjithshem do i klasifikonte ndërtesat banuese në katër grupe kryesore:
Banesat me vatër zjarri kryesisht gjenden në zonën e Tiranes dhe fshatrat përreth saj. Kjo lloj tipologjie përbën një nga tipet kryesore dhe më të lashtë në arkitekturën e banesave shqiptare. Karakteristikë e këtyre banesave ishte shtëpia e zjarrit, e cila ngrihej në lartësinë e dy kateve dhe mjediset e tjera vendoseshin rreth shtëpisë së zjarrit.
Banesa me hajat është një tjetër lloj banese e përhapur gjerësisht në Shqipërinë e mesme. Tipar dallues në këtë stil është lidhja e shtëpisë me oborrin dhe natyrën. Shpesh herë meqënëse keto shtëpi ndërtoheshin ne trualle të sheshta, oborri shfrytëzohej nga qytetarët për të zhvilluar ekonomi bujqësore.